Filmi biografik i themeluesit të Apple-it, Steve Jobs, me aktorin Ashton Kutcher është treguar më i suksesshëm se ai me Michael Fassbender si rol kryesor. Ashton Kutcher ishte në rolin e Steve Jobsit në filmin “Jobs”, ndërsa Fassbender në “Steve Jobs”.
Në vitin 2013 “Jobs” i Kutcherit kishte fituar 16.1 milionë dollarë në Amerikë, ndërsa “Steve Jobs” deri tani ka fituar 17.8 milionë dollarë në Amerikë sivjet.
Megjithatë, “Jobs” është treguar më i suksesshëm se “Steve Jobs” për arsye të shpenzimeve më të vogla në projekt. Filmi i Kutcherit ka kushtuar vetëm 12 milionë dollarë, ndërsa ai i Fassbenderit Fassbenderit rreth 30 milionë. Kjo nënkupton që “Jobs” ka fituar shumë më shumë se “Steve Jobs”.









