• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kushtrimi i profesionit

by Java News
27/11/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mimoza Maxhari / Profesore e Asociuar

Në përgjigje të guximit intelektual të Zj. Entela Kasi, për t’i thënë NDAL mediokritetit, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës që vihet re  në drejtues të institucioneve arsimore, të cilët po asfiksojnë dhe paralizojnë pasionin, përkushtimin dhe profesionalizmin e edukatorëve të një brezi, që janë e ardhmja e këtij vendi, po përcjell opinionin dhe sugjerime të miat për transformimin cilësor që do duhet të bëjë i gjithë sistemi ynë arsimor.

Po e bë këtë, sepse preferoj ta distancoj veten time nga grupi i atyre njerëzve që të habitur e të tronditur për aspekte të caktuara të realitetit të përditshëm, flasin nën zë me monologje që zor se i dëgjojnë edhe vetë.

Si një nxënëse e dikurshme e gjimnazit Qemal Stafa, por dhe si intelektuale në kontakt të vazhdueshëm me një brez që duhet përgatitur dhe ju duhet ofruar përkushtim dhe respekt, bashkohem me zërin e Zj.Entela me shpresë që kështu, secili në mënyrën e vet, kontribuon për ta ristrukturuar siç duhet gjithë sistemin e arsimimit në Shqipëri.

Arsimi duhet të jetë  human në natyrë , që do të thotë, ai duhet të induktoj  respekt për individët e tjerë.

Edhe tek ne, ky duhet të jetë misioni i arsimit:

  • Kultivimi dhe Lartësimi i vlerave të përbashkëta për të gjithë njerëzimin.

Arsimi ynë, në realitetin e tanishëm të ballafaqimit që metodat e vjetra pedagogjike po kanë me teknologjitë e reja arsimore, apo dhe përpjekjeve tradicionale për pushtet të administratës së shkollës dhe nevojës për liri  dhe kreativitet të atyre  arsimtarëve me frymëzim mirëfilli demokratik, ende nuk po shkëputet, për të krijuar një identit të ri.

Personalisht, mbështes përdorimin e teknologjive të reja në arsim, POR ato, sado të dobishme që mund të jenë, nuk mund të jenë mjeti kryesor i ndryshimit të kërkuar në arsim, për ta zhvilluar atë në potencialin e tij më  të plotë.

Mësuesi, mbetet për mua, burimi kryesor strategjik dhe teknologjik për zhvillimin pozitiv, jo vetëm të arsimit, por të krejt shoqërisë.

Cilësinë në arsim e përcakton profesionalizmi i mësuesit, kompetenca, vlerat morale dhe kapacitetet metodologjike dhe jo detyrimisht dixhitalizimi dhe mësimi me tableta!!

Sepse tashmë është  e njohur pothuaj nga të gjithë, se  aftësitë e nevojshme për të qenë mësues,  nuk i përcakton dhe aq metoda dhe teknologjitë që i vihen në dispozicion sesa  zhdërvjelltësia dhe adaptimi i tyre me problemet që hasin.

Për këtë arsye, në këndvështrimin tim,  rruga kryesore për të mundësuar realizimin e transformimeve pozitive në sistemin arsimor  nuk është përpjekja për Evolucion në Teknologji Arsimore, por masat serioze për Evolucionin në Kulturën e Arsimtarit.

Detyra kryesore e atyre që  duan të përmirësojnë,  zgjerojnë dhe forcojnë peshën e arsimit, është të rrisin vetëdijen kulturore të mësuesve, krahas përpjekjeve për të rrënjosur  një kulturë dhe vlera  pozitive  në gjithë procesin e edukimit.

Mënyra më e mirë( jo e vetmja, por kryesorja)  është ngjitja e mësuesve dhe nxënësve në nivelet e larta të  vetëdijes kulturore, rritje kjo që përfshin përpjekjet e vazhdueshme për përsosmëri,  nivel i lartë  vetë- organizimi dhe krijimin e një mjedisi që ka si vlerë të tij veprimin.

Shtegu për arritjen e këtyre niveleve në arsim,është personaliteti i mësimdhënësit ( personalitet i cili është shumë më tepër se aftësitë profesionale / mësimdhënëse të mësuesit).

Ajo që shumë prej nesh e konsiderojnë të mjaftueshme, është pikërisht kultura profesionale e mësuesit, e cila jo rrallë herë kuptohet si e barasvlerëshme me kulturën personale të tyre.

Por, pa dyshim ato nuk janë të barabarta.

Në eksperiencën time të gjatë në arsim, [ Universiteti i Tiranës] e konstatoj tek studentët e mi pasojën e këtij dualitetit. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë paraqiten rënëse, aspektet që materializojnë këto dy elementë  përbërës të profesionit të mësuesit.

Veçanërisht për profesionin e arsimtarit, nocioni  “kulturë profesionale” përfshin shumë më shumë sesa thjesht dhe vetëm dije mbi fushën profesionale. Krahas saj e bashkë me të edhe intelektin , mentalitetin, vlerat morale , karakterin , fisnikërinë dhe maturinë e ndërveprimit, potencialin krijues, nivelin e përgjithshëm të  zhvillimit kulturor personal të individit.

Kultura profesionale, dhe në  rastin e arsimtarëve,mund të provohet dhe dëshmohet drejtëpërdrejtë nga teste të ndryshme dhe rezultatet e mësimdhënies.

Kultura personale, në të kundërt, kuptohet vetëm indirekt – tek karakteri kanë dhe sjellja e  nxënësit/studentit; elementë këto të cilat burojnë nga thelbi i marëdhënies që krijohet midis mësuesit dhe nxënësit. Një tip i tillë marëdhënieje, sikundër të gjithë e dimë, përfaqëson një univers më vete ku teknologjia, më së paku mund të jap rezultate.

Atje ku mbizotëron një marrëdhënie e mirë, me apo pa teknologjinë, shpirtrat e njëjtë do takohen  dhe  pa dyshim dhe  zhvillime pozitive do të krijohen.

Personalisht, e quaj veten time me fat, se në rrugëtimin tim të shkollimit, kam pasur mësues që kanë inspiruar dhe kultivuar marrëdhënie nderi dhe respekti tek unë. Pikërisht këtë përpiqem të përcjell edhe unë  në auditorët e mi.

Por, ajo që më së shumti e dyshoj është sesa SOT ndodh nje gjë e tillë, pra  sa nxënësi po  gjen tek mësuesi personin që mund ta konsiderojë si model për vetë- zhvillim.

Ndjesia ime është që arsimi sot po ecën si për inerci, sepse akoma nuk shoh një pozicionim të qartë për atë se cili do të jetë qëllimi  dominant  i këtij sistemi, pra në fokus të të gjitha politikave për arsimin është  promovimi dhe  zhvillimi i aftësive intelektuale, apo ai gjithashtu duhet të përfshijë edukimin e zhvillimin edhe të cilësive të tjera të tilla si vlerat, arsyetimi moral dhe angazhimi qytetar??

E që kjo të bëhet, do duhet patjetër që në stafet drejtuese dhe ekipet pedagogjike të institucioneve arsimore të jenë njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të arrirë.

Nëse duam të ndryshojmë cilësinë e jetës së përbashkët, na duhet të ndryshojmë kulturën e njerëzve .

Ky proces i ndërlikuar, në një masë të konsiderueshme, varet nga kultura e Mësimdhënësve.

Le të bëjmë këtë të GJITHË!

Next Post

Një teknikë kineze për të ngrohur jetën tuaj seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In