• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuta tashmë si një akt antikombëtar

by Brizida Gjikondi
24/04/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi/

Kushtetuta e Shqipërisë prej aprovimit të saj në 1998 është ndryshuar 5 herë, ndryshime që kanë filluar në vitin 2007 dhe të fundit janë të vitit 2016. Të pesta herët këto ndryshime kanë prekur thelbin e Kushtetutës, duke e lëvizur atë jo vetëm nga shtrati i saj ligjorë, por edhe duke e shndërruar tashmë në një akt kundër qëllimit për të cilin është krijuar, kundër interesave kombëtare.

Ndryshimet më vrastare ndaj saj ishin ato të 21 prillit 2008, ndryshime të cilat shndërruan Republikën e Shqipërisë në një domen me qark të mbyllur nën hyqmin e tutorëve politikë të radhës. Këto ndryshime ndikuan ndjeshëm, duke ndryshuar raportet institucionale që ishin sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1998, këto ndryshime ishin më shumë se teka politike të mamuthëve PS, PD, ato ishin mirëfilltazi ambicie totalitare që kapnin si parlamentin dhe Presidentin, ujdia e këtyre 2 forcave politike është ndër ujditë më kobzeza në fushën e së drejtës dhe kushtetutshmërisë në Shqipëri. Personalisht si një juriste modeste mendoj se Kushtetuta e vitit 1998 është një ndër Kushtetutat më të arrira të Republikës së Shqipërisë, ekuilibri ndërmjet tre pushteteve, sanksionimi dhe mënyra e rregullimit të institucioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë si në kohë, përzgjedhje, afate, mbarime dhe kontrolle të tyre ishin të një harmonizimi elitar që rrallë hasej në akte të tjera që kjo Republikë ka nxjerrë në 105 vjet shtet. Patjetër që si çdo Kushtetutë edhe ajo shqiptare i ka të nevojshme rregullimet dhe përshtatjet në kohë, dhe kryesisht për gjërat më jetike dhe me vlerë demokratike dhe kombëtare, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Realisht Kushtetuta mbas ndryshimeve që i janë bërë nuk është më në funksion dhe mbrojtje të shqiptarëve, por është në mbrojtje të hapur të oligarkëve të politikës dhe interesave të tyre antikombëtare, dhe jo vetëm kaq, por tashmë ajo ka probleme të rënda ligjore dhe kushtetuese, tashmë ajo nuk është më fustani dinjitoz i Republikës së Shqipërisë, por është një grumbull arnash që turpshëm kanë shëmtuar çdo vlerë demokratike që me mund u arrit.

Sistemi zgjedhor (neni 68 i Kushtetutës), i ndryshuar tashmë në 21 prill 2008, sanksionon emërimet e deputetëve në mënyrë totalitare nga krerët e partive politike, çka bie jo vetëm ndesh me nenin 2 të po kësaj Kushtetute, por vret edhe thelbin demokratik të përfaqësimit të një populli që aq shumë ka vuajtur nga mos përfaqësimi. Aktualisht, 9 vjet mbrapa ndryshimeve të 21 prillit 2008, ato më me efekt vdekje-prurës për Kushtetutën janë: 1. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga maxhoritaro-proporcional në proporcional-rajonal me lista të mbyllura. 2. Sanksionimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës me 70 plus 1 për qind të deputetëve në raundin e katërt dhe të pestë, (paradoks kur mendon se Avokati Popullit zgjidhet me 84 vota). Sidomos ndryshimi i parë, i listave të mbyllura të deputetëve me emërim partiak janë koka e qelbit që gjeneron të gjitha të këqijat tashmë të sanksionuara në Kushtetutë. Pikërisht këta Deputetë të emëruar sipas shijeve dhe arsyeve subjektive të kryetarit të partive sh.p.k ndaj mirënjohës dhe mediokër (se ashtu i duhen pronarit të partisë) zgjedhin Presidentin e Republikës po në mënyrë të bindur dhe mediokre siç ia u kërkon pronari që i ka emëruar. Dhe të gjithë së bashku, deputetë bashkë me Presidentin, i shërbejnë atij pronari politik që është më pelivani i radhës, duke aprovuar çdo organ dhe institucion që kalon nëpërmjet këtij Parlamenti të kapur nga pronarët politikë. Kushtetuta e Shqipërisë për turp tashmë i ngjan atyre ligjeve mafioze që kjo klasë politike antikombëtare shpesh aprovon, që në aparencë duken si thjesht të keqshkruajtura, por në thelb kanë emër mbiemër të

një interesi dhe grup interesash ku në shumicën e rasteve janë me dashje antikombëtare. Shqipëria si një Republikë Parlamentare, pikërisht parlamentarizmin dhe zgjedhjen e parlamentit në mënyrë direkt nga populli e ka vrarë. Këta feudalë djallëzorë të politikës shqiptare jo vetëm kanë kapur parlamentin dhe Presidentin dhe këtë e kanë bërë me Kushtetutë, por kanë kapur edhe ndryshimin e Kushtetutës, duke e larguar atë në mënyrë ekstreme nga shqiptarët dhe interesat e tyre, sipas nenit 177 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nismën për rishikimin e Kushtetutës e kanë vetëm deputetët dhe askush tjetër, ja pra që qarku është mbyllur, ja pra që pikërisht kjo Kushtetutë, që duhet të ishte akti sublim i përfaqësimit të interesave të shqiptarëve është totalisht e kundërta, akti i sanksionimit të diskriminimit të shqiptarëve. Retorika dhe fjalimet butaforike të klasës politike (anti’)shqiptare këto ditë janë rrotulluar drejt qasjes së zgjedhjes së Presidentit nga populli, ndërkohë që ky diskutim do kish seriozitet vetëm po të ishin 28 deputetë që do propozonin dhe ndërmerrnin rregullimin e kësaj Kushtetute, shpirtit dhe ekulibrave të saj, duke i kthyer moralin dhe dinjitetin, duke sanksionuar ashtu siç ishin përpara 21 prillit 2008: 1. Ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional-rajonal me lista të mbyllura në maxhoritar proporcional me lista të hapura. 2. Presidenti i Republikës të zgjidhet me votim të cilësuar nga parlamenti, pse jo dhe me zgjedhje direkt nga populli. Duke mos harruar për asnjë moment që pikërisht Presidenti është simboli i unitetit kombëtar dhe i mbrojtjes të interesave kombëtare të të gjithë shqiptarëve.

Personalisht vetëm atëherë do të kem shpresë, pikërisht kur shqiptarët të zgjedhin drejtë për së drejti përfaqësuesit e tyre si dhe kur të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit që do përfaqësojë për 5 vjet interesat e tyre kombëtare.

Telenovela e shkallmimit të shpirtit kushtetues të këtij kombi, një herë duke i poshtëruar Akademinë e Shkencave, një herë duke i shkallmuar të drejtën për përfaqësim direkt me anë te deputetëve të zgjedhur nga populli, dhe një herë duke i zhburrëruar zgjedhjen e Presidentit duhet të marrë fund. Kushtetuta nuk mund të vazhdojë të jetë dëshmi ngjethëse e shprehjes antishqiptare se “shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese.

Next Post
Administratat e bashkive Vorë dhe Kamëz lënë punën, i bashkohen protestës së PD

Administratat e bashkive Vorë dhe Kamëz lënë punën, i bashkohen protestës së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In