• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuta është e politikanëve, jo e shqiptarëve

by Fatmir Merkoçi
04/11/2021 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Kushtetuta që në preambulën e saj thotë se: Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,

Vendosim këtë Kushtetutë:

Pra, është populli ai, që mundet dhe duhet ta ndryshojë atë. Kjo, pasi vetëm populli ka të drejtat supreme mbi vendosjen e themelit të shtetit, si dhe, të drejtën e zgjedhjes së regjimit. E gjitha kjo vendoset vetëm me votën e sovranit. Çka do të thotë me referendum popullor.

Ndaj që në nisjen e reformës në drejtësi, jo thjesht isha kundra, por isha i bindur se kushtetuta do prekej dhe do pësonte ndryshime. Madje, do ndryshonte si asnjë kushtetutë tjetër në botë. Ajo do i përshtatej ligjeve, duke e kthyer në një precedent fare të rrezikshëm dhe me pasoja të rënda. Arsyeja ishte e thjeshtë: Një reformë në drejtësi, e nisur pa bazë ligjore, nuk mundet të prodhojë një drejtësi ligjore. Si pasojë, reforma, në vend të reformimit të sistemit të drejtësisë, solli një kaos. Ajo bëri të mundur bllokimin apo mos funksionimin e vetë sistemit, duke sjellë kështu një dëm të madh sidomos tek vetë shqiptarët.

Ndryshimet e herë pas hershme treguan qartazi se: Kushtetuta që në aprovimin e saj kishte mangësi thelbësore. Ajo ishte një Kushtetutë e importuar, pra, nuk mbështetej në doke, zakone, tradita, kanunet, gjuhën tonë. Por u morën copëza nga kushtetuta të ndryshme dhe u “arrnua “ në një të vetme. Madje është e vetmja kushtetutë që ka të shkruar si kusht BE-në dhe organizatën SOROS-iane, e cila në kushtetutë, përfaqësohet me shoqërinë civile. Dhe të gjitha këto, u bënë me synime të qarta nga sponsori i saj, i cili është SOROS. Ndaj dhe sot, të gjitha ndryshimet, bëhen vetëm me miratimin e tij, dhe të atyre që ai komandon.

Tashmë Kushtetuta është kthyer në një letër të rëndomtë. Ajo nuk shërben, as për interesat e kombit e as të shqiptarëve. Ajo vlen vetëm për marrëveshje e interesa të politikanëve, interesa të cilat ose janë të dy grupeve ose të dy individëve. Çka ka sjellë që Shqipëria të mos udhëhiqet nga Kushtetuta e Ligji por, thjesht nga marrëveshjet. Pra, gjëja e parë që solli kjo reformë, ishte se: Kristalizoi Qeverinë e Marrëveshjes.

Frika se gjërat mundet të ndryshojnë solli dhe kërkesën për të ndryshuar kushtetutën. A thua se nuk ishin këta 140 kuvendarë që e katranosën me 100% të votave të tyre. Por tashmë ajo, nuk duhet ndryshuar thjeshtë për efekt të Kodit Zgjedhor dhe as për ndarjen e re administrative, por për Vetting-un e deputetëve. Por, për ta bërë këtë duhet të futen dhe ndryshimet e tjera. Pra të kamuflojnë thelbin.

Përse e kërkon Opozita Vetting-un e deputetëve?

Kjo duket hapur që ka një prapaskenë të qartë. Marërveshja për të zgjatur afatin e KPK-së bën të mundur që spastrimi politik në radhët e gjyqtarëve e prokurorëve të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë nga vetë Rama. Por me Vetting-un e deputetëve që e kërkon opozita, Rama nuk mundet ta kërkojë pasi ai është në pushtet. Ndaj iniciativën po e merr opozita, pra Lulëzimi. Por për ta arritur këtë, duhet sipas Lulëzimit të ngrihet dhe një strukturë brenda SPAK-ut. Kjo strukturë rishtas komandohet nga Rama, i cili bën dhe emërimet tashmë. Këtu hyn në lojë dhe marrëveshja e re Rama-Basha. Për ta arritur këtë duhet të ndryshohet kushtetuta. Të cilën, tashmë do e ndryshojnë jo thjesht për Vetting-un, por për të gjitha sa shkrova më lartë.

Kuptohet tashmë se Vetting-un e duan të dy palët. Jo thjeshtë për të spastruar radhët e deputetëve kundërshtarë, por dhe për të marrë vetë “Dokumentin e Pastërtisë”. Me kalimin e Vetting-ut mbyllet përfundimisht dhe hetimi për deputetët. Ky Vetting do përdoret si Carta Bianca për ta tundur, para çdo organi të drejtësisë dhe popullit.

Vetting-u i deputetëve apo të zgjedhurve në detyrë bëhet nga vetë partia ku kandidon. Por ky Vetting nuk është i vlefshëm për ta tundur gjithkund. Ai vlen vetëm për partinë ku aderon. Janë organet ligjzbatuese ato që një të zgjedhuri i marrin në shqyrtim figurën e tij, aktivitetin dhe pasurinë.

Por ky Vetting duhet dhe për ti “mbyllur” derën SPAK-ut. Nëse kalon Vetting-un nga organi që ndodhet brenda strukturës së SPAK, a do mundet më kjo strukturë ta hetojë ? Pa dyshim që jo. Arsyeja është e thjesht. Kodi Penal e Civil thotë se: Gjëja e gjykuar nuk mund të gjykohet më. Pra, politikanët që kalojnë Vetting-un nuk mundet të gjykohen më nga SPAK-u. Pasi ata janë gjykuar një herë nga vetë SPAK-u. Ndaj sot luhet me bërjen e ligjit të Vetting-ut për deputetët.

Ashtu siç e kam shkruar dhe në artikuj të tjer, jemi në kushtet e dështimit të reformës, dhe në kushtet e kapjes së drejtësisë nga politika. Nëse kalon dhe ky ligj, i cili pa dyshim hamendësohet se ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, atëherë kemi dhe dështimin përfundimtar të SPAK-ut. Çka do të thotë se kokat e krimit dhe të korrupsionit, të cila, janë të lidhura drejtpërdrejtë me politikën, nuk do të gjykohen më: Ata peshqit e mëdhenj. Do bëhen “mbretër” të rezervatit politik shqiptar.

Ndaj sot kërkohet medoemos ndryshimi i Kushtetueses dhe aprovimi i ligjeve në bllok. Kështu të gjitha palët dalin fitimtarë, duke realizuar përfundimisht mbrojtjen ligjore të deputetëve.

Ndaj sot, në këtë situatë që jemi, ne kemi hyrë në fazën e paprekshmërisë të politikanëve pasi kjo Kushtetutë, nuk është më kushtetutë e popullit pasi, sovrani e ka humbur sovranitetin ndaj kushtetutës. Kjo Tashmë është kushtetutë e politikanëve edhe e marrëveshjeve të tyre. Një Kushtetutë që trajtohet si një ligj i thjeshtë, që nuk i nënshtrohet referendumit popullor. Ajo nuk është më garanci e shtetit të së drejtës. Me këtë rrugë ndryshimesh të një pas njëshme, nuk është çudi që të mbaj vendin në diktaturë por, shqiptarët mundet të zgjohen dhe me një Mbret. Ndaj sot, lind si domosdoshmëri, bërja e një Kushtetute të re, e cila të bëhet nga shqiptarët e për shqiptarët. Por duhet të ndryshojë dhe forma e regjimit. Gjë që e vendos vetëm sovrani. Republikat parlamentare, kanë treguar se kanë pjellë vetëm diktator në Shqipëri.

*Avokat

Next Post
Rritja e infektimeve me COVID/ OBSH: Europa tashmë është epiqendra e koronavirusit!

Rritja e infektimeve me COVID/ OBSH: Europa tashmë është epiqendra e koronavirusit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In