• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja, zëvendësimi i Zaçajt, KED me duart e lidhura: Na vonojnë institucionet për verifikimin e kandidatëve

by Os De
02/09/2025 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duket se i ka patur duart e lidhura për të realizuar në kohë përzgjedhjen e kandidatëve që konkurrojnë për të marrë mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke pasuar kryetaren, Holta Zaçaj.

Procesi u hap në dhjetor 2024. Për Report TV Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpjegon se pengesë është bërë procesi i verifikimit, i cili përfshin disa institucione të tjera që i sjellin KED-së informacione.  Kontrolli i pasurisë nga ILDKPKI ka përfunduar në fund të majit, ndërsa vetëm në korrik, kur anëtarëve u kaluar gjysma e mandatit, ata u pajisën me certifikatat e sigurisë, pa folur për kandidatë që kanë kundërshtuar në rrugë gjyqësore disa prej vendimeve të KED.

Verifikimi përfshin:

  • mbledhjen e informacionit nga një numër i madh institucionesh (ILDKPKI, Prokuroria, Policia e Shtetit, KLGJ, KLP, AKSIK, etj.), që shpesh kërkon kohë shtesë;
  • kontrollin e pasurisë, figurës dhe integritetit profesional, një proces i ngjashëm me vetingun e magjistratëve, ku raportet e ILDKPKI iu përcollën KED vetëm në fund të majit;
  • komunikimin me kandidatët, të cilët në disa raste kanë kërkuar shtyrje afatesh ose kanë dorëzuar dokumente shtesë;
  • procedurat gjyqësore për kundërshtimin e disa vendimeve të KED në Gjykatën Administrative të Apelit;
  • pajisjen e anëtarëve të KED me certifikatat e sigurisë personale nga AKSIK, proces i përfunduar vetëm në korrik 2025.

Këshilli thotë se praktikisht është futur në lojë vetëm në muajt qershor e korrik, pas ardhjes së dokumentacionit nga organet përkatëse, dhe më 4 shtator 2025 do të zhvillojë mbledhjen për përmbylljen e verifikimit të kandidaturës së fundit për vakancën që i takon Gjykatës së Lartë. Vetëm pas kësaj faze bëhet e mundur renditja përfundimtare e kandidatëve. Moment që shënon hallkën e fundit, përpara se lista t’i shkojë organit të emërtesës.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është i vetëdijshëm për rëndësinë e respektimit të afateve, por thekson se respektimi i standardeve kushtetuese, objektiviteti dhe verifikimi i thelluar janë parime themelore që nuk mund të sakrifikohen në funksion të shpejtësisë procedurale”, thuhet në reagim.

Por situata e paraqitur nga KED mund t’i japë një zgjedhje brenda këtij viti vetëm njërës prej 3 tre vendeve që duhet të rifreskoheshin gjatë 2025-ës, atij që lidhet me mandatin e përfunduar të Holta Zaçajt.

Për mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja, Gjykata hapi një proces më vete, pas kërkesës së bërë nga Kreu i Shtetit. Ndonëse rasti i përket fillimit të vitit, seanca është parashikuar më 16 tetor.

Në pritje të këtij vendimi, edhe parlamenti, që vendosi të mos rrezikojë të gabojë për herë të dytë, dhe shmangu hapjen e një thirrjeje të re, për zëvendësimin e Elsa Toskës, karrigia e së cilës po qëndron bosh, prej shtatorit të vitit të shkuar.

Përgjigjja e plotë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për Report Tv

Në vijim të interesimit tuaj mbi veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe pyetjeve të parashtruara, sqarojmë sa vijon:

Ligji parashikon që vakancat për Gjykatën Kushtetuese të shpallen jo më vonë se 4 muaj para përfundimit të mandatit, në mënyrë që procesi të nisë në kohë dhe të garantohet vijueshmëria e gjykatës. Ky afat është respektuar nga organet e emërtesës, të cilat shpallën thirrjet për kandidatura në shtator dhe dhjetor 2024.

Pas konstituimit më 15 janar 2025, Këshilli ka zhvilluar mbledhje të rregullta për verifikimin e kushteve ligjore dhe kritereve profesionale për 10 kandidatë për vakancën e shpallur nga Kuvendi dhe për 13 kandidatë për vakancën e shpallur nga Gjykata e Lartë. Për këta kandidatë janë marrë vendimet përkatëse për lejimin ose moslejimin në vijimin e garës. Në rastin e vakancës së Kuvendit, për shkak të skualifikimit të disa kandidaturave, numri ra nën minimumin e kërkuar prej 3 kandidatësh. Për këtë arsye, me Vendimin nr. 13, datë 29.05.2025, KED pezulloi procedurën deri në rishpalljen e thirrjes nga Kuvendi dhe është aktualisht në pritje të vendimmarrjes së organit të emërtesës.

Sa i përket procesit për zëvendësimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, i hapur në dhjetor 2024, procedura nuk është përmbyllur ende për shkak të natyrës së fazës së parë të verifikimit, e cila është më e gjatë dhe komplekse. Kjo fazë përfshin:

  • mbledhjen e informacionit nga një numër i madh institucionesh (ILDKPKI, Prokuroria, Policia e Shtetit, KLGJ, KLP, AKSIK, etj.), që shpesh kërkon kohë shtesë;
  • kontrollin e pasurisë, figurës dhe integritetit profesional, një proces i ngjashëm me vetingun e magjistratëve, ku raportet e ILDKPKI iu përcollën KED vetëm në fund të majit;
  • komunikimin me kandidatët, të cilët në disa raste kanë kërkuar shtyrje afatesh ose kanë dorëzuar dokumente shtesë;
  • procedurat gjyqësore për kundërshtimin e disa vendimeve të KED në Gjykatën Administrative të Apelit;
  • pajisjen e anëtarëve të KED me certifikatat e sigurisë personale nga AKSIK, proces i përfunduar vetëm në korrik 2025.

Pra, vetëm në dy muaj (qershor-korrik), pas ardhjes së dokumentacionit nga organet përkatëse, Këshilli ka përmbyllur me sukses fazën e verifikimit të kandidatëve. Aktualisht, Këshilli  ndodhet në fazën përfundimtare të shqyrtimit të kandidaturave dhe më 4 shtator 2025 do të zhvillojë mbledhjen për përmbylljen e verifikimit të kandidaturës së fundit për vakancën që i takon Gjykatës së Lartë. Vetëm pas kësaj faze bëhet e mundur renditja përfundimtare e kandidatëve.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është i vetëdijshëm për rëndësinë e respektimit të afateve, por thekson se respektimi i standardeve kushtetuese, objektiviteti dhe verifikimi i thelluar janë parime themelore që nuk mund të sakrifikohen në funksion të shpejtësisë procedurale. Faktorë objektivë jashtë kontrollit të KED, si ritmi i përgjigjeve nga institucionet, nevoja për informacion shtesë, komunikimi me kandidatët, procedurat gjyqësore dhe mungesa e kandidaturave të mjaftueshme, ndikojnë në zgjatjen e procesit përtej afateve të parashikuara.

Megjithatë, KED mbetet i angazhuar për të garantuar një proces të ligjshëm, transparent dhe të besueshëm, duke ushtruar me integritet funksionin e tij kushtetues dhe duke siguruar komunikim të vazhdueshëm publik mbi ecurinë e procedurave.

Next Post
BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje pas tërmetit në Afganistan

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje pas tërmetit në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In