• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

by A R
17/02/2026 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur këtë të martë lidhur me padinë e ngritur nga dy shoqata të gjyqtarëve, të cilët kërkon rritje të pagave të magjistratëve.

Në këtë seancë është marrë dhe vendim për pagat e gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet.

Gjykata Kushtetuese vendosi t’ja lërë si detyrë Kuvendit të bëj ndryshimet ligjore sa i takon çështjes së pagave të gjytarëve. Gjykata pranon pjesërisht kërkesën dhe detyron Kuvendin të miratojë ndryshimet ligjore sipas arsyetimit të këtij vendimi.

Kujtojmë se debati për çështjen u “ndez” sidomos pasi dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër duke thënë se pagat e tyre janë më të larta se të gjyqtarëve në Greqi dhe dyfish më tepër se ata në rajon.

Madje, së fundmi, kreu i qeverisë e tha me bindje se sa pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të rriten për sa kohë ai të jetë kryeministër.

Ai shpreson se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do t’u japë zgjidhjen e drejtë dhe sipas ligjit.

Nga ana tjetër, gjyqtarët kërkojnë që pagat e tyre të indeksohen automatikisht sa herë rriten pagat në sektorë të tjerë shtetërorë, duke e konsideruar këtë si garanci kushtetuese të pavarësisë së gjyqësorit.

Deklaratave të Ramës u janë përgjigjur duke theksuar se “po linçohen publikisht”.

Qëndrimi i kreut të ekzekutivit ka nxitur një reagim edhe të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila flet për një fushatë të qëllimshme presioni publik dhe politik ndaj një procesi që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Kushtetuese.

Sipas saj, diskursi publik i kohëve të fundit nuk synon informimin e qytetarëve, por krijimin e një klime armiqësore ndaj gjyqtarëve, pikërisht në momentin kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t’i trajtojë ato në këndvështrim të nenit 138 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”, përveçse në rastet e parashikuara shprehimisht nga kjo dispozitë. Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Shpërblimi financiar, si një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të vetë pushtetit gjyqësor, parim ky i lidhur pandashmërisht me atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, duhet t’i përgjigjet rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.

Në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, kur shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, Gjykata theksoi se ligjvënësi, brenda hapësirës së tij normuese, ka diskrecion për formulën e referencës (në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë), duke qenë kjo një çështje që i përket oportunitetit të tij. Megjithatë, në ushtrimin e kësaj kompetence në plotësimin e kuadrit ligjor, ai duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar, në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim, përveçse kur verifikohet përjashtimi i nenit 138, shkronja “a”, të Kushtetutës.

Në këto kushte, referuar përmbajtjes së nenit 138 të Kushtetutës, ashtu edhe vendimit të saj nr. 35, datë 22.11.2022, Gjykata shtroi për zgjidhje pyetjen nëse zgjedhja e formulës aktuale është bërë në përputhje me qëllimin dhe objektivin e synuar dhe në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë. Për këtë qëllim, Gjykata vlerësoi se parimet dhe standardet nga të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi në ushtrimin e diskrecionit për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve, të cilat përbëjnë, njëkohësisht, edhe kufijtë e atij diskrecioni, synojnë, ndër të tjera: të ndalojnë uljen, të drejtpërdrejtë ose të fshehur, të shënjestruar të pagave dhe mbrojtjen ndaj instrumenteve që përmbajnë “elemente diskrecionale”; që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit; të ndalojnë ose kufizojnë uljen e pagës dhe/ose të caktojnë mekanizimin e rritjes/indeksimit të pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale sipas kostos së jetesës. Me fjalë të tjera, parashikimet ligjore të formulës duhet të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, në mënyrë që të përjashtojnë çdo ndërhyrje arbitrare nga pushtetet e tjera dhe t’i shërbejnë pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Gjykata, në përputhje me standardet kushtetutese të lartpërmendura, vlerëson se edhe pse është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme të pagave mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, mbrojtja kushtetuese që ofron neni 138 i Kushtetutës nuk lejon, në thelb, rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehtë.

Gjykata konstatoi se paga e gjyqtarit/magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshime, por vetëm problematika të zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Nga ana tjetër, pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur në vijim, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur; fenomenet globale (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë) kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Autoritet shtetërore bazuar në këto faktorë ekonomikë, krahas të tjerash, kanë kanë ndërmarrë politika shtetërore për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ligji nr. 33/2023, i cili pagën e magjistratit e la të pandryshuar në dallim nga paga e nëpunësve të shërbimit civil (referenca e vjetër e formulës) dhe ajo e Presidentit të Republikës (referenca e re e formulës), që pësuan rritje domethënëse. Në këtë kuptim, ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.

Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Gjithashtu, duke konsideruar se ligji nr. 33/2023 parashikonte rregullim prapaveprues pasi formula e re përllogaritej nga data 01.04.2023, Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten po nga data 01.04.2023, duke përcaktuar një skemë të arsyeshme përshtatjeje për pagesat e prapambetura për periudhën nga data 01.04.2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Po çfarë kërkuan gjyqtarët dhe prokurorët në Kushtetuese?

3 marsin e vitit të kaluar Unioni i Gjyqtarëve kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga mazhoranca, e cila zbatoi përcaktoi se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. Më herët referenca mbi të cilën llogaritej rroga ishte 132,100, aq sa ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Pra me ndryshimin e ligjit nga qeveria rritja ishte me mbi 20 mijë lekë të reja.

Por kjo rritje u konsiderua si ulje nga ana e gjyqtarëve. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria rriti pagat për administratën publike. Dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri u rrit në 231 mijë lekë të reja. Pra gjyqtarët thonë se ndryshimi i referencës së pagës së tyre nga ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri te ajo sa 36% e pagës së Presidentit, ua ka ulur pagën se nëse s’do bëhej ky ndryshim ajo do të ishte 78 mijë më e lartë.

Për këtë arsye gjyqtarët kërkojnë nga Kushtetuesja ose rikthim në referencën e parë ose një përcaktim sa 54.3% e pagës së Presidentit plus pasqyrim të  çdo rritje rrogash në tërësi.

Por rritje 78 mijë lekë të reja në fakt do të ishte vetëm në pagën e referencës sepse në realitet rritja do të ishte shumë më e madhe. Duke pasur parasysh formulën e llogaritjesh së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, rritja shkon nga 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë, deri në 3000 euro plus për Apelin e GKKO dhe SPAK.

 

Next Post
Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

February 17, 2026
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

February 17, 2026
83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

83 armë zjarri të sekuestruara në dy muaj, alarm për trafikimin nga Kosova

February 17, 2026
Berisha ‘armatos’ të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

Berisha ‘armatos’ të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

February 17, 2026
Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

February 17, 2026
CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

February 17, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

February 17, 2026
Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

February 17, 2026
Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

February 17, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In