• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kushtetuesja rrëzon Rovena Gashin dhe vulos shkarkimin e ish krahut të djathtë të Llallës, mbeten në fuqi të gjitha vendimet e KPA

by Java News
20/10/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një kërkesë të ish prokurores Rovena Gashi, për të hedhur poshtë procesin ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi në mënyrë përfundimtare nga detyra në 29 maj të vitit 2019, pasi bashkë me babanë nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 930 mijë USD.

Vendimi i Kushtetueses është marrë në dhomë këshillimi në 28 shtator të këtij viti nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Elsa Toska.

Në gusht të këtij viti, Rovena Gashi, e cila ka luajtur rolin e numrit dy te Prokurorise se Pergjithshme kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla, i denuar tashme dhe ne arrati, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar konstatimin e shkeljes së të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj gjatë procesit në Kolegjin e Apelimit.

Trupi gjykues në Kolegjin e Apelimit, i cili shkarkoi përfundimisht nga detyra Rovena Gashin në vitin 2019, ka pasur në përbërje edhe anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci, i cili ka qenë relator i çështjes. Dy vjet më vonë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), dënoi me 1 vit heqje lirie Luan Dacin për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme, nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Vendimi i GJKKO-së është ankimuar nga Luan Daci në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila në 3 gusht 2021 ka vendosur lënien e tij në fuqi. Nisur nga ky vendim i formës së prerë, Rovena Gashi i ka kërkuar Kushtetueses që të konstatojë shkeljen e të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, pasi pjesëmarrja e Dacit në trupën gjykuese që ka shqyrtuar dosjen e saj, ka qenë e paligjshme dhe kjo është konfirmuar, sipas saj, edhe nga dënimi i tij me vendim të formës së prerë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtuese thotë se edhe pse Rovena Gashi kërkon të konstatimin e shkeljes së të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, “thelbi i kërkesës së saj ka të bëjë me cenimin e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, që lidhet pikërisht me procesin e rivlerësimit kalimtar të zhvilluar në KPA, i cili ka passjellë shkarkimin e kërkueses nga detyra e prokurores”.

Trupa gjykuese thekson se Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë për të shqyrtuar vendimmarrjet e KPA, shkallës së dytë të Vettingut, pasi në Kushtetutë parashikohet e drejtat për t’ju drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

“Si përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve thekson se megjithëse fakti në të cilin bazohet pretendimi i kërkueses për cenimin e standardit të gjykatës së caktuar me ligj ka lindur pas zhvillimit të procesit të rivlerësimit në KPA, në bazë të nenit F, pika 8, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe nenit 6 të KEDNJ-së, kërkuesja mund ta paraqesë këtë pretendim vetëm në GJEDNJ, gjykatë  pranë së cilës ajo tashmë parashtron se e ka ushtruar ankimin e saj. Për rrjedhojë, bazuar në sa më sipër, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se Gjykata nuk ka juridiksion për sa u përket kërkimeve të paraqitura në kërkesë, prandaj çështja nuk i plotëson kriteret për kalimin e saj në seancë plenare”, thuhet në vendim.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i vlefshëm edhe për raste të tjera, ku ka marrë pjesë në gjykim anëtari i KPA, Luan Daci. Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Apelimit Luan Daci ka kryesuar trupin gjykues për shqyrtimin e 8 çështjeve, ka qenë relator i 9 të tjerave dhe anëtar në shqyrtimin e 27 dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkaq, në 22 shtator 2021, Komisioni i Vetingut, shkalla e parë, shkarkimin e prokurorit, Dritan Gina, i cili është bashkëshorti i Rovena Gashit. Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD pasuri për vitet 2010-2015./shqiptarja.com-A.Doçi

Next Post
Kërcënohet me vdekje i burgosuri që publikoi videot e torturave në Rusi

Kërcënohet me vdekje i burgosuri që publikoi videot e torturave në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In