• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzon Berishën: Legjitime masa e sigurisë e kërkuar nga SPAK

by Java News
20/12/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Gjykata Kushtetuese legjitimoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim të daljes së jashtë shtetit të Sali Berishës, marrë nga GJKKO më 21 tetor 2023.

Me shumicë votash gjyqtarët rrëzuan kërkesën e deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk legjitimohet kërkesa e deputetëve të opozitës, pasi nuk janë subjekt në konflikt dhe duhet të jetë vetë Berisha ai i cili duhet t’i drejtohet gjykatës.

‘Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që ai është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.’- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më (12 dhjetor) Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur.

SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg, vendim që më tej do të presë vulën e gjykatës. Ndërsa kërkesa u shqyrtua edhe në Këshillin e Mandateve.

Vendimi i plote

Në datën 15.12.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e një grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (30 deputetë), të cilët kanë kërkuar:

– interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, i cili parashikon se: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”;

– zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO-së për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së deputetit të Kuvendit në çdo formë, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit;

– konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të masave shtrënguese të sigurimit personal të caktuara me vendimet gjyqësore të GJKKO-së së shkallës së parë dhe apelit ndaj deputetit Sali Berisha, si dhe pezullimin e këtyre masave.

Grupi i deputetëve ka parashtruar se ndaj deputetit Sali Berisha janë vendosur dy masa shtrënguese personale “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit, siç parashikohet nga neni 73, pika 2, i Kushtetutës. Në këtë mënyrë, vendimet gjyqësore për vendosjen e këtyre masave kanë krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis organit të Kuvendit, nga njëra anë, dhe organeve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, prandaj, për këtë shkak, lind nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. Grupi i deputetëve ka pretenduar edhe se këto masa janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për rrjedhojë kanë kërkuar pezullimin e tyre. Ata, gjithashtu, kanë parashtruar se si subjekt i pakushtëzuar nuk kanë detyrimin për të provuar para Gjykatës lidhjen mes veprimtarisë ligjore që kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur.

Gjithashtu, kërkuesi ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë për përshpejtimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar se në datën 21 dhjetor 2023 është caktuar seanca plenare e Kuvendit gjatë së cilës është planifikuar miratimi për dhënien e autorizimit për kërkesën e arrestit të deputetit.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 19 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datën 20 dhjetor 2023, bazuar në nenin 54, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, me shumicë votash, vlerësoi se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, për këto arsye:

Neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin.

Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Për këto arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre./m.j

Next Post
“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i Vuçiç jep alarmin: Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një…!

“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i Vuçiç jep alarmin: Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In