Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e Partisë Demokratike për koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Lajmin e bën të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa.
Pas depozitimit të padisë në nëntor të vitit që shkoi Zhupa është shprehur se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për koncesionin, pasi sipas saj do të krijonte dëme të parikuperueshme.
Tashmë Kushtetuesja i ka ftuar të gjitha palët që të sjellin argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet edhe seance publike.
/a.r