Gjykata Kushtetuese duket se është gati për konstituimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht faktit se opozita e ka kontestuar bazën kushtetuese që mundëson ngritjen e saj.
Madje, ajo ia ka dhënë presidentes Atifete Jahjaga dritën jeshile për të shpallur dy ligje që derivojnë nga amendamenti kushtetues për Specialen. Një javë më parë, 24 deputetë opozitarë kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të nxjerrë një verdikt, nëpërmjet të cilit do të shfuqizohej amendamenti për Specialen. Është kontestuar edhe përmbajtja e edhe procedura e miratimit të amendamentit.
Megjithëkëtë, faktori vendës dhe ai ndërkombëtar nuk kanë pezulluar veprimet në kontekst të funksionalizimit të Speciales.









