• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja, Kumbaro: Shkelje të njëpasnjëshme nga presidenti

by A R
21/11/2019 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në një studio televizive, Mirela Kumbaro deputete e Partisë Socialiste, foli për qëndrimin e Presidentit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për situatën politike të ditëve të fundit në vend.

“Qëndrimi i Presidentit lë pak vend për interpretim, sepse ka qenë mjaftueshëm prezent në media në 24 orët apo ditët e fundit por dhe sot. Besoj ka pak hapësirë për të interpretuar diçka që është evidente dhe që me keqardhje na bën të konstatojmë se kemi disa shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës nga Presidenti. Unë besoj që janë kaq të qarta qëndrimet që jo vetëm na surprizojnë, por i bëjnë të mundur dhe opinionit publik t’i interpretojë vetë ato”.

Kumbaro, duke folur për përplasjen në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tha se akti i betimit është një akt që ka nevojë të notifikohet diku. “Me kushtetutë ky notifikim bëhet tek presidenti. Ishte detyrimi i presidentit që ta thërriste Vorpsin për të bërë këtë betim. Ne jemi në marxhin e interpretimit të ligjit. Në rastin konkret nuk është zonja Vorpsi që nuk shkoi, por është presidenti që nuk plotësoi detyrimin kushtetues që ta thërriste për të bërë betimin para tij. Pa harruar këtu që kemi disa hapa të tjera të moszbatimit të Kushtetutës, lidhur me afatin 30-ditor që i jepet Presidentit që u tejkalua. Argumenti është që nëse ju më thatë që duhet të lexoj ligjin, ligji thotë se Presidenti ka një afat 30-ditor për të shprehur kandidaturën e vetë”.

E pyetur se pse duhet t’i drejtohet klasa politike Komisionit të Venecias për një interpretim, Kumbaro thotë se partnerët ndërkombëtarë vijojnë të mbeten shumë të rëndësishëm për shqiptarinë.

“Në një pikë kur flitet për afate, 30 ditë janë 30 ditë. Duke qenë se ky afat nuk u respektua. Duke qenë se lista e radhitur sipas pikëve nuk u respektua, kemi një përplasje. Unë nuk e pranoj faktin se kemi krizë politike. Kemi përplasej të institucioneve që është institucioni i presidentit me vënien në funksion të gjykatës kushtetuese dhe në rastin konkret, duke qenë se kemi përballje të interpretimeve të ndryshme të opinionit të juristëve, sic ka ndodhur dhe herë të tjera, partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët vazhdojnë të mbeten shumë të rëndësishme për Shqipërinë,  Komisioni i Venecias ka qenë gjithmonë i gatshëm për të na ndihmuar në interpretime për tilla, pse jo për të krijuar precedent pozitiv ose për të mos i dhënë vazhdim precedentëve negativ, përfshi dhe refuzimin e mandateve që bëri PD në shkurt të këtij viti”.

Duke iu përgjigjur akuzave të presidentit se mazhoranca kërkon të kapë sistemin e drejtësisë, Kumbaro thotë se “është një plumb i shtënë në ajër që nuk e shoh të bazuar askund  sepse po ta kishim kapur procesin do të ishim përpjekur që të koordinonim kalendarët. Fakti që kalendarët veprojnë veprojnë, i Vetingut dhe i KED dhe ecin në rrugën e tyre të parashikuar nga ligji dhe pa asnjë orientim politik sjell që të ketë të tilla përplasje. Kështu që e hedh poshtë si të paargumentuar e të pabazuar”.

Next Post
E pazakontë në Austri, grabiten 20 tonë çokollatë “Milka”

E pazakontë në Austri, grabiten 20 tonë çokollatë "Milka"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In