• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur! Nëse dështon 3 herë, të mos…

by A R
08/08/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi nuk është zbatuar aktgjykimi i mëparshëm

Gjykata konstatoi se kryesuesi i seancës konstituive dhe deputetët e zgjedhur kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuesja i ka dhënë afat edhe 30 ditë Kuvendit për konstituim, pasi kryesuesi i seancës nuk e ka respektuar aktgjykimin e kaluar.

Gjykata urdhëron që kryeparlamentari të zgjidhet me votim të hapur deri në 3 herë për të njëjtin kandidat dhe nëse dështon 3 herë nuk ka te drejtë të kandidojë më.

Gjykatat thekson se deputetët janë të detyruar të marrin pjesë dhe të votojnë dhe procesi i zgjedhjes duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit;

Njoftim për vendim në rastin KO193/25 dhe KO196/25

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 7 gusht 2025 vendosi lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së  “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”, të parashtruar nga KO193/25, Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO196/25, Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, vendosi:

TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;

TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

TË VAZHDOJË, njëzëri, masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve.

Next Post
Plani i Netanyahu për të zbrazur Gaza City: 60 mijë ushtarë për një milion të zhvendosur

Plani i Netanyahu për të zbrazur Gaza City: 60 mijë ushtarë për një milion të zhvendosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In