Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar si të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për interpretimin e Ligjit për Investime Strategjike, raporton KTV.
“Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova që tregojnë se si dhe përse me Ligjin e kontestuar për Investime Strategjike është shkelur Kushtetuta, qoftë për shkak të procedurës, qoftë për shkak të përmbajtjes.” (b.an)