Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se në vitin 2022, të gjithë punonjësve mësimorë, edukatorë dhe psiko-social në të gjithë shkollat e vendit do u rriten pagat me 6%.
“Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë.
Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6%.
Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi.

Gjithashtu ministrja Kushi dha lajmin se duke nisur nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve që e kanë shkollën 2 kilometra më larg banesës do jetë 50% më e lartë.
“Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre.
Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi.
Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë.
Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, tha Kushi.
g.kosovari











