• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushi replikon me Zhupën: Në kohën tuaj ndryshoheshin notat e maturantëve në zyrën e ministrit

by Java News
10/03/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022.

Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi nënvizoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Ministrja tha se është punuar për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi. Kushi tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

‘Që nga shtatori komiteti i maturës shtetërore ka punuar për rregulloren e re të maturës 2022. Pasi u reflektuan problematikat e hasur në vitin e kaluar, në shkurt kemi prezantuar edhe ndryshimet që kemi bërë në këtë rregullore. Së pari po organizojmë shumë më tepër trajnime të lidhje me rregulloren e maturës, testet, me mësuesit për programet orientuese. Gjithashtu kemi marrë masa të kemi trajnim dhe certifikim për mësuesit që do të jenë pjesë e procesit. Kemi vendosur kritere shumë të rrepta dhe të forta që vetëm mësuesit që kanë integritet të lartë të jenë pjesë e këtij procesi.

Ne kemi vendosur që hartimi i pyetjeve të bëhet në kushtet të larta sigurie. Përzgjedhja e testit përfundimtar do të bëhet duke garantuar kushte të larta sigurie dhe nga mësuesit më të mirë që kemi në sistem. Këtë vit procesi i monitorimit të testit do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS. Do marrim masa që vlerësimi i testit të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Brenda datës 4 korrik maturantët do të kenë diplomat në duart e tyre, ndërsa në 15 korrik është afati përfundimtar.  Lidhur me qendrat ku do të mbahen provimet kemi marrë masat që qendrat të plotësojnë kushtet.’- tha Kushi.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa nisur edhe nga procesi i një viti më parë ku pati problematika, tha se tezat e provimeve dalin çdo vit. Sipas Zhupës të gjitha risitë që prezanton, sot ministria e Arsimit janë sjellë nga PD që në vitin 2006.

‘Asnjë nga këto gjëra nuk i shërben maturantëve. Po paraqisni si risi gjëra që i ka futur PD në 2006. Kur thoni do të bëjmë teste me mësuesit më të mirë, ashtu bëheshin më parë, por ju i hoqët. Rrjedhja e informacionit për tezën provimit ka ndodhur çdo vit. Ju nuk keni marrë masa për zhvillimin e një procesi serioz. Testet nuk ndërtohen si kurthe. Qëllimi duhet të jetë që të ndërtojmë në ato teste që të na ndihmojmë ne që të përmirësojmë gjërat që duhet të ndodhin në kurrikulën e shkollës së mesme. Testet pilote nuk i keni zhvilluar. Masat janë masa strukturore që ndryshojnë. Kur merrni këtë raport duhet të dilni edhe më masa konkrete.’- tha Zhupa.

Kushi: Mos përmendni kohën tuaj të Maturës Shtetërore, se ka pasur nota që janë ndryshuar në zyrën e ministrit.

g.kosovari

Next Post
Përfundon takimi mes Ukrainës e Rusisë/ Lavrov: Iniciativa për koridoret humanitare është në zbatim

Përfundon takimi mes Ukrainës e Rusisë/ Lavrov: Iniciativa për koridoret humanitare është në zbatim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

January 28, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

January 28, 2026
Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

January 28, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

January 28, 2026
Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 28, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

January 28, 2026
Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

January 28, 2026
Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Rikthehen reshjet/ MM: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

January 28, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

January 28, 2026
Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In