• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kushërinjtë Rraja me makinë të blinduar u shoqëruan në polici/ Artan Hoxha: Ndodhi prej “Trekëndëshit të Bermudës”

by Java News
16/11/2022 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme policia ka shoqëruar një grup personash të cilët lëviznin me makinë të blinduar. Bëhej fjalë për djali dhe nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja. Dy të rinjtë po lëviznin në drejtim të mbikalimit të Rinasit kur u ndaluan nga policia dhe më pas u shoqëruan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

I ftuar në ABC Live, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Ramazan Rraja u la i lirë pas deklarimeve ditën e djeshme, ndërsa shtoi se shoqërimi i tij nuk është bërë për shkak të makinës së blinduar.

“Makina e Ramazan Rrajës, kushëriri i parë i tij Rexhep Rraja dhe dy të tjerë, janë ndjekur që nga zona e Saukut. Dje u ndalua edhe dy makina të tjera të blinduara. Zhurma u bë vetëm për këta.” tha Hoxha.

Sipas gazetarit Ramazan Rraja është pyetur edhe për ngjarje të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit në atë që Hoxha e cilëson si “trekëndëshi i Bermudës”, Tiranë-Durrës- Fushë Krujë.

“Ramazan Rraja u shpall në kërkim pas masakrës së Fushë Krujës. Nuk u paraqit se ishte jashtë Shqipërisë. Ka qenë një nga të dyshuarit. Ka vazhduar kërkimi policor. Më 31 tetor erdhi në Shqipëri, kaloi kontrollin dhe ka pritur policinë e Fushë Krujës dhe e ka cuar në stacion ku edhe ka dhënë deklarimet e tij. Kërkimi për të u hoq.”

“Ai u la i lirë mbrëmë, por u mor në pyetje në disa sektorë, krimet, vrasjet dhe ngjarje të tjera. Ai nuk u ndalua për mjetin e blinduar. Nuk kanë pasur gjë tjetër, as armë as drogë. Ai u lirua në mbrëmje. Objektivi ka qenë për ngjarje të tjera jo për mjetin. Ka qenë preteksti për ta kontrolluar…për ta pyetur. Është pyetur për ngjarjen e Trekëndëshit të Bermudës.” tha Hoxha.  

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë./m.j

Next Post
Çela takon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në fokus të takimit ishte…

Çela takon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në fokus të takimit ishte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In