• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushedi kur vdes një i dytë si Anastasi!

by Frrok Çupi
29/01/2025 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nesër, në 30 janar, ai shkon te varri. I bie që të jetë edhe roje e varrit.

Në habitatin e lashtë të katolikëve skocez (por edhe në trevat tona) ai që vdes i fundit quhet roje i varreve derisa të vdesë një i dytë si ai.

Si Anastas Janullatos zor se për atë kohë aq të gjatë, mund të ndodhë të vdesë një burrë si ai. I takon të jetë gjatë rojtar.

Edhe në të gjallë të tij, Kryepeshkopit Kristian Ortodoks, i ra të ishte po aq biblik sa edhe në ‘të dekme’ të tij. Vetë udhëtimi i fundit nga Metropolia e Athinës në Kishën dhe Varrin në Tiranë, të bën të mendosh siç shumica mendojnë se ‘një dorë atje nalt i rregullon këto punë’ dhe na dërgon shëmbëlltyrat e vetes. Anastas Janullatos, edhe pse në këto kohë moderne shpejtësie, rrugën prej nja 800 kilometra e nisi pardje në ora 12:00 dhe mbërriti këtu aty nga ora 16:00.

28 orë.

Qysh në krye të dëshmisë, Anastasi përsëriti vuajtjen e udhëtimit Athinë- Tiranë e anasjelltas. Kaq vuajtshëm e gjatë kanë udhëtuar emigrantët shqiptarë, në fund të historisë me tragjizma mes dy vendeve. Maleve, rrugë e pa rrugë, lumenjve si kaskadorë filmash, strehëzave të kishave dhe larg makinave ushtarake…Kështu ka kaluar jeta e të varfërve që iu drejtuan Greqisë për të gjetur ‘jetën e mirë’. O jetën e mirë, o hiç!  Kur mbusheshin 28 orë, sa ç’u bë udhëtimi biblik i Anastasit, prindër e n’gjini këtu në Shqipëri, do ta kishin marrë një lajm: O kishin mbërritur gjallë e ‘tash duhej lëshuar ankthi’, ose merrej vesh se ‘djali yt nuk ia doli asaj rruge’.

Anastasi, më në fund, e bëri vetë atë rrugë nga Athinë në Tiranë, për 28 orë.

Prej 33 vjetësh, aq sa vetë Krishti, Anastas Janullatos bëri të gjithë atë çfarë bëri njeriu më i zakonshëm shqiptar. Erdhi në këtë vend në ditët më të ftohta e më të errëta që kishte ‘ba zoti’. Vitet 1990 ishin vite pa pikë ngrohjeje, pa shtresa, pa bukë, me baltë dhe me ulërima. Një djalë filozofie i ardhur, po me mision, nga Amerika, thoshte se ‘këtu në Shqipnie bash për këtë arsye ka shumë poeta; se këtu pa drita ça të bësh, rri në dritare, pi duhan e shkruaj versa’.

Në atë kohë edhe Anastasi ndodhej prapa një xhami të ftohtë, diku në Rrugën e Kavajës. Mendohej, ngrinte kallkan, veçse nuk pinte duhan. Kështu e ngriti Kishën Ortodokse Shqiptare, nga një ëndërr, nga një gërmadhë, nga  paragjykimi e nga thonjtë…, dhe e bëri besim, punë, mësim për njerëzit.

Aty nga dritarja e tij i pa të gjitha. Kisha e Rrugës së Kavajës, edhe ajo shpesh pa drita e gjithnjë e ftohtë. Në një zgëq komunist si ballkon i vogël në brendësi të Kishës, nisi të presë personalitetet, të huaj e të vendit, si në një lojë fëmijësh sikur ‘edhe Shqipëria ka lozha aristokratike’.

Pse duhej ta pranonte të vërtetën e shëmtuar? Nuk ia lejoji vetes as tjetrit.

Pastaj e shanë, njësoj siç në Greqi grekët shanin refugjatët shqiptarë. Pastaj e qëlluan me snajper banesën e tij me shënjestër mbi jetën e tij, njësoj si në historitë e këqija mes dy shteteve. Pastaj liderë të politikës i caktuan një ‘orë’ kur duhej të largohej e të shkonte nga kishte ardhur. Ora bënte ‘tik- tak’ pa pushim, por asnjëherë nuk mundën.

Katër presidentë të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar për ‘largimin e ‘grekut Anastas’, për andej nga kishte ardhur; tre myslimanë dhe një ortodoks. Një kushtetutë e tërë u ndërtua me qindra paragrafë si një bush në ‘ambush’ kundër Anastasit. Një nen i vetëm ishte fshehur tinzash në Kushtetutë dhe thoshte se ‘nuk lejohet prifti me kombësi të huaj’… Për këtë ishte ngritur gjithë ngrehina ligjore. Por ra Kushtetuta (1994), jo Anastasi. Për fat të mirë.

S’u dëshmua si ‘hero’ Anastas Janullatos, veçse si udhëtar. Nuk ka menduar kurrë se ‘është i vetëm’. Të ndriturit e mbajnë botën.

Qysh nesër ai do të jetë si qiriu roje te varri, derisa të vijë një tjetër si ai. Ajo ditë do të jetë shumë larg.

Next Post
Përmbyten disa rrugë kryesore në Durrës, pezullohet lundrimi për peshkim

Përmbyten disa rrugë kryesore në Durrës, pezullohet lundrimi për peshkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In