• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush vendos në PD për “marrëveshjet” me Ramën?

by Mero Baze
18/10/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet t’i dalë para dyshimeve se përpjekjet e Bashës për radikalizimin e situatës, mund të përfundojnë me marrëveshje me Edi Ramën, dhe po jep garanci, se kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nga TV Klan rreth mundësisë së një marrëveshje të re me PS, Berisha foli në emër të PD, duke garantuar se kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Biles për ta bërë më të sigurtë këtë, ai përcaktoi dhe “rrëzimin e Edi Ramës”, si e vetmja mënyrë që të mos përfundojnë në ndonjë marrëveshje me të për zgjedhjet.

Nuk është se nuk e kemi dëgjuar dhe herë të tjera këtë version. Biles në kohën para çadrës, Basha ishte dhe më radikal se kaq.

Por problemi është se kjo është hera e parë, që Berisha nxiton të flasë edhe formalisht si kryetar i PD, sikur ky të ishte ndonjë vendim forumesh.

Kur Berisha e tha për herë të parë, para disa muajsh, se me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe nuk fitohet kurrë, në PD ra zija.

Në rrethin e ngushtë të Lulzim Bashës, biles ka pasur dhe përpjekje për të folur publikisht kundër tij, por janë përmbajtur prej Bashës.

Tashmë Berisha e ka thelluar dhe zyrtarizuar mendimin e tij, si vendim të PD. Jo se kjo përbën ndonjë lajm, por nëse vërtet ai i merr vendimet në PD, edhe për luftë, edhe për paqe, atëhere duhet të kthejmë kokën pas tek 18 maji, për të parë se cili është roli i tij në vendimin e Bashës për marrëveshjen me Edi Ramën dhe listën e PD.

Deri më sot, Berisha është mbrojtur se vendimet në PD i merr Basha, se marrëveshjen me Ramën e bëri Basha dhe se listën e deputetëve e bëri Basha. Dhe kishte sens të besohej shumica e kësaj apologjie.

Me këtë që thotë sot, dhe mënyrën se si rekomandon qëndrimin e tij, si vendim zyrtar të PD, i bie që dhe më 18 maj të vitit të kaluar, ai i ka diktuar Bashës marrëveshjen me Ramën dhe listën e deputetëve, dhe më pas ka dash të distancohet prej saj, për të mos marrë kostot e pakënaqësive që shkaktoi.

Se nëse është e kundërta, pra nëse Basha nuk e ka pyetur më 18 maj, nuk ka pse e pyet dhe tani, dhe Berisha nuk ka çfarë i bën.

Nuk them që Basha të bëjë marrëveshje me Ramën, por as të dëgjojë Berishën, dhe të marrë vendimet e veta.

Kjo që bën Berisha, duke u sjellur publikisht si pronari që vendos për PD, ose është zhvillim i ri, ose është përvojë e vjetër, që Berisha ka dashur ta mbajë larg syve të opozitarëve, për të mos u dëmtuar vetë nga dështimet e vendimeve të gabuara që i ka diktuar Bashës.

Ai mund të zgjedhë kë të dojë, për ta në e bërë më të qartë. Por nuk mund të jetë Lulzim Basha i pavarur nga Berisha më 18 maj kur bëri pazar me Ramën dhe masakroi listat e PD, dhe i varur nga Berisha sot , i cili flet në emër të PD, kur PD ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe zgjidhjet politike të krizës.

Ose i kanë bërë të gjitha gjërat bashkë, ose Berisha ka humbur durimin dhe tani po i dikton Bashës, rrugën se si ta nxjerrë nga politika, duke e nxjerrë jashtë zgjedhjeve dhe duke i bërë fakt të kryer një skenar radikal, që Basha nuk ka këllqe ta mbajë.

Next Post
Si sot, më 18 Tetor, lindi Chuck Burry dhe Papa Piu II

Si sot, më 18 Tetor, lindi Chuck Burry dhe Papa Piu II

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In