• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush tregon gjyqtarin që i ka dhënë ryshfet, merr mbrapsht paratë dhe mbrohet nga shteti

by A R
09/01/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë ankuar prej vitesh në anketa dhe studime për gjyqësorin dhe prokurorinë për korrupsion të lartë, por askush deri më tani nuk ka denoncuar me fakte kundër tyre.

Zyra e Shtypit e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit njofton se deri më tani janë dorëzuar 364 ankesa të personave që kanë humbur proceset gjyqësore, por në asnjërën prej tyre nuk jepen të dhëna se u janë kërkuar para në shkëmbim të një vendimi.

Të gjitha ankesat kërkojnë rishikim të vendimeve gjyqësore dhe për këtë arsye vjen edhe ky reagim nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit”, thuhet në të.

Por, ndërsa ligji i vettingut flet në nenin 53, edhe për pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e fakteve , qytetarët deri më tani i kanë kthyer përmbys parashikimet e ligjbërësit. Siç thonë burimet, për shkak se nuk janë gjetur të dhëna me interes në dosjet e dorëzuara nga qytetarët, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka kërkuar informacion prokurorisë.

“A ka qytetarë që kanë kërkuar të bashkëpunojnë me hetuesit për vettingun?” pyet KPK. Siç thonë burime të besuara të Top Channel, përgjigjja e organit të akuzës ka qenë jo. Po përse e kërkojnë këtë informacion komisionerët e vettingut?

Neni 54 i ligjit të vettingut flet për bashkëpuntorët e drejtësisë. Sipas kësaj dispozite, qytetari që ka paguar tek një gjyqtar, apo prokuror mund t’i drejtohet prokurorisë për të dhënë informacion për çështjen korruptive. Ai menjëherë merr statusin e personit që mbrohet nga shteti dhe jep dëshmi me shkrim për rrethanat dhe provat që më pas u kalojnë organeve të vettingut.

Në çdo rast qytetari mund ta shprehë vullnetin si bashkëpunëtor drejtësie edhe pranë organeve të vettingut, ndërkohë që ai nuk merret nën hetim dhe sipas ligjit i kthehet mbrapsht shuma që ka paguar për rryshfet.

Duke kërkuar kontributin e publikut KPK shprehet:

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”. /b.d

Next Post
Dëbora bllokon 13 mijë turistë në Zvicër

Dëbora bllokon 13 mijë turistë në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In