• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush do të jetë kreu i ri i SHISH? Visho Likës i mbaron mandati

by A R
10/08/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi i Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ, është ende i paqartë. Ditën e djeshme, atij iu bënë 5 vite në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe praktikisht mandati ka mbarur. Por është ende i paqartë vendimi që do të marrë kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pozicioni i kreut të SHISH ka shkaktuar gjithmonë debate në vendin tonë. Ish-kryeministri Sali Berisha kur mori pushtetin vendosi të shkarkonte Bahri Shaqirin nga detyra, ndërsa propozoi që mandati i kreut të SHISH të jetë 5 vite.

Kur Rama erdhi në pushtet hasi vështirësi në largimin e drejtorit të SHISH, pasi në shumë raste u kërkua që kjo të ndodhte po pa e gjetur me shkelje ishte e pamundur. Por tani që ai ka bërë 5 vite në pushtet dhe që qeveria mori mandatin e dytë, sërish nuk ka një kandidaturë që do e zëvendësojë. Mësohet se qeveria e ka shtyrë për në shtator vendimin nëse do e zëvendësojë Visho Likën apo do e lejojë të qëndrojë në detyrë.

Burimet thanë se gjithçka do vendoset me anë të ligjit të ri. Në shtator do të hartohet një ligj i ri, i cili do sjellë shumë ndryshime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetëror, duke vendosur si kufizime mandatesh dhe ndryshime në kontrollin e institucionit, rekrutimin e punonjësve, etj shkruan “sot”. Pasi të miratohet ky ligj, atëherë pritet që të ndodhë dhe zëvendësimi i kreut të SHISH, Visho Ajazi lika.

Ai u emërua nga Sali Berisha më 9 gusht 2012 dhe emri i tij shkaktoi shumë debat pasi ka qenë pjesë e SHISH, kur në krye të tij ishte Bashkim Gazidede. Por ajo që e ka karakterizuar punën e kreut të SHISH, kanë qenë gjithmonë skandalet. Rasti më i fundit ishte ai i 2013 kur vetë Lika pranoi se kishte përgjuar Edi Ramën, kreun e opozitës në atë kohë dhe Ilir Metën.

Pasi Meta braktisi Berishën, SHISH nisi përgjimet dhe u zbulua një skandal i tërë, pasi i gjithë parlamenti ishte përgjuar dhe dyshimet ishin se Sali Berisha kishte informacione. Edhe më vonë Visho Lika është akuzuar se raporton te Sali Berisha, pasi ish-kryeministri gjithmonë ka qenë i informuar.

Por pavarësisht kësaj marrëdhëniet e tij me qeverinë Rama nisën të ndryshojnë, pasi ai edhe u dekorua nga kryeministri. Kjo ka bërë që të jepen sinjale se ai do mund të jetë në detyrë dhe për disa muaj, ndërsa më pas do vendoset nga qeveria e re se çfarë do të ndodhë.

Next Post
Subvencionim direkt për fermerët/ Këshilli i Investimeve i rekomandon qeverisë rritjen e financimeve

Fatura e 'kripur', mbi 300 mln $ nevojiten për rehabilitimin e sistemit vaditës dhe kullues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In