• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush do të flasë për ‘çështjen çame’ të ulet i vetëm në tryezë, për ne nuk ekziston”

by A R
26/11/2016 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për televizionin grek “Star”, zv/ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitris Vitsa, reagoi lidhur me kërcënimin e presidentit turk Erdogan se do të hapë kufijtë për emigrantët nëse do të ngrihen bisedimet e Turqisë me BE-në, si dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar deklaratave të presidentit turk, zv/ministri grek tha se nuk pinë ujë kërcënimet. “Ata e dinë shumë mirë, se jemi të fortë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin tonë terriorial, nga çdo rrezik që mund të vijë si nga lindja dhe perëndimi. Çështja e refugjatëve është një çështje humanitare e cila duhet trajtuar në nivel ndërkombëtar”

Në fund të intervistës, zv/ministri grek komentoi fjalën e kryeministrit Rama: “Më lejoni një buzëqeshje të lehtë, për disa gjëra të çuditshme që dëgjoj nga veriperëndimi. Për Greqinë nuk ekziston çështja “çame”. Po qe se dikush do të diskutojë një gjë të tillë, le të ulet një tryezë dhe le ta diskutojë i vetëm”!  Ndërkohë i pyetur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për gazetën Mapo, thotë se “disa çështje të interesit shtetëror dhe nuk mund të identifikohen me një parti politike të caktuar”.

Ja çfarë thotë Bushati:

Tri vitet e fundit me Greqinë kanë qenë delikate dhe përfundimi mbetet i njëjtë; mosmarrëveshje për plagë të vjetra, ndërsa bie në sy se qeveria nuk e trajton Greqinë si partner strategjik. Personalisht jam dakord me qasjen e re për reciprocitet me grekët, por ama askush nuk mund të thotë se ku po shkojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre?  Pyetja që mban edhe një shqetësim në vetvete është e drejtë. Besoj se kemi lënë pas një traditë jo të shëndetshme të trajtimit të marrëdhënieve dhe problematikës dypalëshe me Greqinë, që për fat të keq disa herë reduktohej në vendime taktike të qeverive të shkuara në Shqipëri në raport me Greqinë. Kemi adaptuar një qasje të drejtë, të ndershme që vendos në tryezën e bisedimeve çështje të mbartura nga e kaluara, por që kanë një impakt të drejtpërdrejtë jo thjesht politik, por ligjor e psikologjik, duke sjellë edhe përfitime për qytetarët dhe në çështje të aktualitetit, adresimi i të cilave ndihmon shumë në një marrëdhënie më të shëndetshme në të ardhmen mes shqiptarëve dhe grekëve, si dy prej popujve më të lashtë në këtë kënd të Europës. Politika jonë besoj se është në përputhje me interesin e qytetarëve shqiptarë, nuk është një politikë që drejtohet kundër dikujt, sepse ne e kemi konsideruar dhe vijojmë ta konsiderojmë Greqinë një partner strategjik në rrafshin rajonal dhe duke instaluar një mekanizëm dialogu në nivelin e ministrave të Jashtëm, për të gjitha këto çështje, të cilat për herë të parë hapen me këtë intensitet dhe për herë të parë diskutohet edhe me këtë thellësi gjykimi. Vetvetiu janë çështje delikate dhe të vështira, sepse kanë ndryshuar regjime në të dyja vendet, kanë ndryshuar edhe qeveri dhe në fund jemi në këto kushte ku jemi sot, me një problematikë të pazgjidhur. Ku po shkojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë? Ka një pikë referimi që është e drejta ndërkombëtare, që janë vlerat dhe parimet më të mira europiane dhe ndërsjellësia është një prej komponentëve që udhëheq marrëdhëniet tona. Besoj se në disa raste Komisioni Europian ka folur për këtë qasje të re mes dy vendeve tona duke inkurajuar që mekanizmi i dialogut të vijojë sikundër ka bërë edhe vlerësime me parimësinë e politikës sonë të jashtme në rajon, për dinamizmin, konstruktivitetin, i cili është i aplikueshëm natyrisht edhe në rastin me Greqinë.

Dakord, por sot nëse politika e jashtme në raport me rajonin ka disa arritje, me Greqinë, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët. Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë vizitë në Athinë dhe po ashtu edhe homologu i tij në Shqipëri. E dyta, ka një opinion që thotë se diplomacia shqiptare po merr qasje nacionaliste për ta përdorur si politikë të brendshme, shto këtu dhe praninë e PDIU në qeveri…

Është e vërtetë që politika e jashtme i ka fillesat në shtëpi, siç thotë Kissinger me të drejtë, por më lejoni t’ju kujtoj që kjo përqasje me Greqinë është adaptuar nga ana jonë qysh në 2013–ën dhe listimi i problematikes së pa adresuar deri më tani me Greqinë është bërë për herë të parë nga ana jonë në takimin që kam pasur në Tiranë me homologun grek të asaj kohe, Venizellos, kohë kur PDIU – së cilës ju iu referuat – ishte në opozitë dhe koalicion me Partinë Demokratike. Besoj se gjatë kësaj periudhe, dhe sidomos gjatë investimit që është bërë për disa çështje me Greqinë gjatë këtyre tri viteve, ka ardhur koha të themi që tani ato janë çështje të interesit shtetëror dhe nuk mund të identifikohen me një parti politike të caktuar, sepse shteti në analizë të fundit dhe sidomos politika e jashtme është një mekanizëm i ftohtë që duhet të marrë në konsideratë disa rrethana, duhet t’i përpunojë dhe më pas në mënyrë të kondensuar dhe të distiluar të ketë vendimmarrje dhe qëndrimin final. Dhe në të gjitha diskutimet që kemi pasur me palën greke jemi përpjekur në mënyrë racionale t’iu referohemi disa prej parimeve të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare, që janë të aplikueshme si për Greqinë ashtu edhe për Shqipërinë, aq më tepër për dy vende që ulen në të njëjtën tryezë të NATO-s.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Elbasan/ Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari, familjarët e çojnë të vdekur në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com