“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”.
Këto janë fjalët që dëgjohen nga goja e një djali që qan me ngashërima jashtë spitalit të Librazhdit. Ai është vëllai i Rezarta Hajdarit, 19 vjeçarja e cila humbi jetën sot në mënyrë misterioze, pasi u gjet e helmuar bashkë me bashkëshortin e saj 5 ditë pas martese. Policia dyshon paraprakisht se çifti është vetëhelmuar, por hetimet do zbardhin gjithë të vërtetën.
Në video shihen njerëz të afërm që mundohen ta qetësojnë të riun, i cili nuk e beson dot se pasi e motra iu largua nga shtëpia e veshur nuse për tek burri, sot ai do e përcjellë për herë të fundit duke i dhënë lamtumirën e hidhur.
Ndërkohë në banesën e çiftit që u vetëhelmua mëngjesin e sotëm ende nuk janë hequr dekoret e dasmës, ndërkohë që dhomën e tyre të gjumit janë sistemuar rrobat që ajo kishte sjellë në pajë një javë më parë.
Rezarta Hajdari 19-vjeç ka ndërruar jetë menjëherë ndërkohë që, Olsjan Hajdari 27-vjeç vijon të jetë në gjendje të rëndë.
g.kosovari