Milani i ka befasuar të gjithë me ecurinë fantastike këtë sezon, kur ka mbetur edhe 1 ndeshje nga mbyllja e fazës. Kuqezinjtë e Stefano Piolit, udhëheqin kampionatin me 3 pikë epërsi nga Interi i vendit të dytë, teksa një rezultat pozitiv në sfidën e fundjavës ndaj Atalantës, do t’i shpallte kampion dimri 7 herë fituesit e Champions-it.
Precedentët e viteve të fundit, mund t’i japin të drejtë Milanit, për të ëndërruar, objektivin madhor, që është kampionati. Ata që fitojnë titullin simbolik në dimër nuk ka gjasa ta humbasin titullin e vërtetë në pranverë.
Duke përjashtuar rastet e veçanta të vitit 2005 dhe 2006, në mijëvjeçarin e ri, vetëm Lacio më 2000, Juventusi më 2002, 2003, 2016 dhe 2018 e kanë fituar titullin, pasi humbën kryesimin në mbyllje të fazës së parë të sezonit. 68,18% e klubeve kampione të dimrit janë bërë kampionë të Italisë në pranverë.
Ja kampionët e dimrit në Serie A, në 20 vitet e fundit
1999-00: Juventusi
2000-01: Roma
2001-02: Roma
2002-03: Milani
2003-04: Milani dhe Roma
2004-05: Juventusi
2005-06: Juventusi
2006-07: Interi
2007-08: Interi
2008-09: Interi
2009-10: Interi
2010-11: Milani
2011-12: Juventusi
2012-13: Juventusi
2013-14: Juventusi
2014-15: Juventusi
2015-16: Napoli
2016-17: Juventusi
2017-18: Napoli
2018-19: Juventusi
2019-20: Juventusi
g.kosovari











