• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush pyet si ishte veshur përdhunuesi?!

by Frrok Çupi
19/11/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Menjëherë pas aktit kriminal, ajo u thërrit që të dëshmonte; qëllimi ishte për të krijuar profilin, ose identikitin e atij- përdhunuesit. Si ta kishte ndjerë se ç’tmerr tjetër e priste pas përdhunimit: Hetuesi e pyeti ‘a mbani mend çfarë kishte veshur ai?’. Asaj i ra të fikët. E si mund të fotografohet përdhunuesi i veshur?… Po ta kishte fiksuar ‘të veshur’, atëherë ai nuk do të quhej më përdhunues, por i ‘lejuari i saj’.

Kjo që sillet në një nga manualet amerikane të kriminalistikës, na vlen kaq shumë tani në trazirat e mëdha që ka përfshirë kryesimin e shtetit. Vepra më e thjeshtë e Presidentit të Republikës, që na sjell në mendje manualin kriminalistik ‘ të përdhunimit’, është kjo e fundit- kur presidenti lëshon një lajm ‘kulmor’ se ka regjistruar një socialist duke bërë seks me një socialiste. Njësoj si hetuesi i përdhunimit që pyet për ‘kostumin’, edhe presidenti pyet: ‘A nuk është kriminale të bëjë seks një socialiste?’.

Këtu ka rënë ‘Kartagjena’ jonë presidenciale.

Por çështja del jashtë atij akti aq të njerëzishëm dhe privat. Çështja është te shteti që kemi mbi kokë; vallë çfarë shteti kemi?

Pyetja bëhet edhe më e afërt, më njerëzore, më qytetare: ‘Vallë o vëllezër të dashur, a e dimë ne çfarë kishte veshur presidenti (si mbreti lakuriq) para se të na përdhunonte shtetin?… Domethënë a e dimë identikitin e tij, virtytet, cilësitë, idiotësirat, krimet, nivelin?…

Edhe pak më thjeshtë: ‘Një shtetar yni, nisur që nga presidenti i Republikës, si kalon mes nesh?, ec e ec!, ngjitet në majë të shtetit!, dhe ne mbetemi të habitur e të ‘dhunuar’ një ditë. Pse mbetemi ‘të dhunuar’?. Sepse presidenti bën më të zezën për kombin e vet, bën marrëzira, ndez konfliktin civil, lavdëron tmerrin e vitit 1997 si për të na thënë ‘ua solla’, sulmon qeverinë e vet si ‘bandë’; punon nën gju që të minojë rrugën e vendit drejt Evropës, kërcënon se do të vrasë veten si Allende, bëhet palë me partinë opozitare të gruas, sulmon përfaqësuesit e Amerikës dhe të Evropës, i vë pritë Drejtësisë së Re që po e presin shqiptarët e dhunuar nga drejtësia ‘alias ISIS’…

Tani ka ardhur momenti kur të gjithë, që nga Amerika deri te fëmijët e shkollës, duan që ky njeri, që ua shpif, të largohet prej aty. Mirëpo edhe sikur të ikë, ai do të ikë me dëme tëshëmtuara; të paktën me precedentin e një presidenti skandaloz e komik. Përderisa kaloi përmes nesh drejt e në majë, ai ka edhe të drejtën të na përqeshë dhe të thotë: ‘Hë, unë aty kalova, s’më thatë gjë’.

Shoqëria jonë, këto tre dekada, edhe pse ka thënë se ka hyrë në demokraci, në fakt nuk ka vënë gurin fillestar: Shoqëria jonë është krejt e pambrojtur! Krimineli, banditi, aventurieri, idioti…, ku ta dish…, hyn përmes nesh dhe ngjitet deri në majë të shtetit. Ne nuk kemi instrumente as për të mos e lejuar që të ngjitet, as për ta zbritur nga maja ku ka hipur. Në shumë raste është thënë në mënyrë vetëkritike se ‘ne themi hapini rrugë gomarit’. Por në fakt po bëjmë këtë: ‘hapi rrugën banditit’.

Gjithë piramida e shtetit është mbushur me delinkuentë, mediokër, mashtrues, arrogantë, të dhunshëm, të pafytyrë… A nuk kaluan të gjithë këta mes nesh? Ca teoricienë zgjedhjesh po thonë se ‘po t’i zgjedhë vetë populli, bëhet mirë se populli e vë gishtin te më i ndershmi’. Unë dyshoj për këtë, mendoj se tani që popullin e ka ‘dhunuar’ edhe vetë presidenti që nga maja e shtetit, populli e ka të vështirë të kthjellohet, atë më kriminelin do të zgjedhë edhe për disa dekada.

Ky është përdhunimi më i rëndë! A nuk e dinim ne se Ilir Meta ishte kapur me video duke vjedhur 700 mijë euro nga fondet publike? A nuk e dimë se sa e pasur është familja e tij, deri edhe fëmijët kanë vila në Londër? A nuk e dimë se për shkak të krimit të tij u vranë katër vetë në bulevardin e Tiranës? A nuk e dimë se ka një parti familjare që ku shkel LSI digjet bari?…

Askund tjetër në botë nuk mund të kalojnë delinkuentët përmes nesh deri në majë të shtetit. Shoqëria jonë mbarset me moral pa vlerë, dhe mbetet vendnumëro, te ‘akti kriminal’.

Njësoj si në manualin kriminalistik që përmenda: ‘Ndërsa këshillojmë vajzat të sillen si shenjtore (vajzat- domethënë popullin)- të mos shkojnë as në banjë vetëm, të jenë modeste, t’i mbajnë këmbët mbyllur, të udhëtojnë me çelësa ose pepper-spray në dorë… ne harrojmë të mësojmë djalin që të mos përdhunojë’.

Domethënë kemi harruar kreun e shtetit dhe ai ka marrë të drejtën të ngjitet atje…, pa e parë ç’rroba ka veshur.

Next Post
Pas aksionit në plazhe, policia me “dorë të hekurt” ndaj krimit mjedisor: 54 të proceduar

Qëlloi me armë makinën xhaxhait, në pranga 20-vjeçari nga Tirana

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Kryeveper!

    Reply
  2. Ani says:
    6 years ago

    Të lumtë o Frrok!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In