• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po luan me fatet e Shqipërisë?

by Artur Ajazi
06/05/2025 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjatë historisë saj 35 vjeçare, Partia Demokratike jo në pak raste ka tentuar të luajë me fatet e Shqipërisë. Duke e nisur nga piramidat, hapja e depove të armëve dhe shkatërrimi i shtetit në 1997, grushti shtetit në 1998, apo dhe cicërimet e panumurta të kreut të asaj partie në shqip dhe gjuhë të huaj, e kanë turpëruar dhe rrezikuar shpesh fatin e Shqipërisë. Kurdoherë, kur bëhej fjalë për progres të vendit , kur bëhej fjalë për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane, gjithmonë kur nderkombëtarët vlerësonin arritjet dhe zhvillimin e vendit, do të dilte Berisha dhe çirakët e tij, të nxinin gjithçka. Por pse ka ndodhur kështu, pse gjithmonë Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj, kanë qenë vazhdimisht kundër fateve të këtij vendi.

Kundër ka qenë ajo parti dhe ai kryetar partie, edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar, edhe kur ra Covidi, edhe kur nderkombëtarët vinin dhe po vijnë për të afirmuar mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë. Atëhere, kush e ka mision të luajë me fatet e këtij vendi ? Edhe në këtë fushatë elektorale, PD-ja dhe Berisha po luajnë me fatet e vendit. Ata kurrë nuk mund të bëjnë asgjë, nga sa ka bërë   deri sot Edi Rama dhe Partia Socialiste për Shqipërinë.

Sapo doli nga “arresti shtëpiak”, (por edhe kur ishte 333 ditë në arrest) Berisha nxitoi të nxinte arritjet, zhvillimin, sukseset, qeverisjen, kryeministrin, dhe nisi “turneun” dhe takimet me krerët e PPE, për të njollosur fatet e këtij vendi, dhe penguar ecjen përpara drejt BE. Pavarsisht se përpjekjet e tij ishin dhe mbeten të dështuara, fakti që Berisha ka kthyer edhe Partinë Demokratike në “levë qorre” për të mohuar dhe nxirë arritjet e Shqipërisë, flasin shumë. Si mundet që një parti politike, për interesat e një njeriu të vetëm, që njëherë iku, dhe pastaj u rikthye në krye të  partisë për të mbrojtur vehten, arrin deri atje sa luan me fatet e vendit ?

Ata që Berisha mban pas vehtes, janë transformuar në sejmenë të bindur, edhe pse e kuptojnë se rruga mbi të cilën po shkelin, nuk i shpie asgjëkundi. Mungesa e afrimitetit të faktorit  ndërkombëtar me Partinë Demokratike, këtu e ka zanafillën. Ambasadorët nuk mund të aprovojnë  dhe mbështesin deklaratat e sajuara dhe përçmimin që tregojnë drejtuesit e PD-së kur është fjala për zhvillimin dhe integrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Ata tanimë janë mësuar me Berishën,  ndaj dhe nuk u bën shumë përshtypje ligjërimi i tij, akuzat e tij, dhe mohimi i çdo arritje që ka bërë vendi në 12 vitet e fundit.

Nuk ndodh kurrë, në asnjë vend demokratik europian, që një parti politike, dhe një kryetar i përjetshëm i saj, të flasin keq për vendin e tyre, të ngrenë alarme boshe, dhe të njollosin këdo që ka vënë “një tullë” në progresin  dhe arritjet e vendit. Duke qenë i vetëdijshëm për gjithçka flet dhe deklaron, ndoshta Berisha është po aq i vetëdijshëm, edhe për humbjet elektorale të partisë tij. Kjo po i ndodh edhe me zgjedhjet e 11 Majit.

Next Post
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

"Njerëzit e Veliajt në listë të hapur? Toni Gogu: Kandidatët, ansambël personalitetesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In