• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kush po kërkon shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi? Grenell zbulon emrin e ideatorit

by Ardit Rada
19/06/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, thotë se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë i përqendruar vetëm në çështjet ekonomike.

”Kam qenë i qartë me të gjithë, Shtetet e Bashkuara, mendojnë se kjo përplasje 20-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik, vendeve të punës për të rinjtë dhe një ekonomie që rritet”, thotë Grenell që vec të tjerash nënvizon se po bashkëpunon edhe me këshilltarët francezë dhe gjermanë për sigurinë kombëtare.

SHBA sipas Grenell është e përqendruar tek faza ekonomike ndërsa cështjet politike janë cështje evropiane. Ai hodhi poshtë ndërkohë zërat se administrata Trump po kërkon një marrëveshje të shpejtë. “Kjo është tërësisht e gabuar. Ne nuk kemi afate kohore”, tha ai.

Ndërkohë Grenell fajëson ish këshilltarin për sigurinë kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, për faktin se ai e gjen veten vazhdimisht në një situatë në të cilën mohon zërat për shkëmbime kufijsh.

“Në mënyrë konstante, unë kundërshtoj zërat për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është një politikë e Trumpit por nëse do të bëhen kërkime më të thelluara, kjo është ajo që ka thënë Bolton”, tha Grenell në një intervistë për Fox News.

Ai nënvizoi se është në një situatë të tillë sepse Bolton është përpjekur të vërë në zbatim agjendat e tij personale e jo të presidentit në çështje të ndryshme, mes tyre edhe cështja e Kosovës. John Bolton në fakt, tha gushtin e shkuar, se shkëmbimi i territoreve në kosovë nuk është më një vijë e kuqe për shtetet e bashkuara, e kjo u interpretua gjerësisht si një ndryshim në pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen finale të cështjes së Kosovës.

/e.rr

Next Post
VIDEO / “E mbarove takimin me amerikanët?” Gazetari tall Jenisherin, deputeti kthehet me vrap në Kuvend

VIDEO / "E mbarove takimin me amerikanët?" Gazetari tall Jenisherin, deputeti kthehet me vrap në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In