• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po e pengon heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë?

by A R
11/11/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e hershme. Diskutimet e para mes dy qeverive kanë filluar që kur Hashim Thaçi ishte kryeministër e më pas kanë vijuar me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinaj. Edhe pse autoritetet shqiptare në të dy anët e kufirit shprehnin dakordësinë maksimale për këtë nisëm, ajo nuk u materializua kurrë. Arsyeja ishte e thjeshtë: Serbia pretendonte se heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte ‘de facto’ krijimi i Shqipërisë se Madhe. Dhe sigurisht, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Europian nuk mund të lejonte një lëvizje si kjo, çka rrezikonte ta kthente Ballkanin vite pas në kohën e konfliktit të vazhdueshëm.

Por, pavarësisht se vitet kaluan, qeveria shqiptare nuk e harroi planin për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tre muaj më parë, kur Presidenti serb Vuçiç propozoi një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes gjashtë vendeve të Ballkanit, ku iniciatore do të ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Edi Rama këmbënguli për të rikthyer në tryezën e bisedimeve çështjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu sigurisht edhe Kosovën.

Rama, Vuçiç dhe Zaev ranë dakord, mes të tjerash, për heqjen e kufijve mes vendeve të tyre, çka do të mundësojë që shqiptarët, maqedonasit dhe serbët të lëvizin lirisht, vetëm me një kartë identiteti nga njeri vend në tjetrin, ndërkohë që nuk do të ketë kontrolle dhe as ndalesa në pikat kufitare mes këtyre vendeve. E njëjta gjë vlen edhe për mallrat. Gjithashtu, u ra dakord të ftohet edhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj nisme, sigurisht pa iu imponuar askujt dhe duke respektuar vullnetin e çdo vendi për të patur marrëdhënie të tilla dypalëshe me cilindo prej vendeve të tjera.

Deri tani është e paqartë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë së re të Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit. Por duke patur parasysh qëllimin e shprehur të Vetëvendosjes për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën, duket e vështirë që drejtuesit e ri në Prishtinë të jenë kundër nismës më të fundit, të pagëzuar si Shengeni Ballkanik. Ndoshta Kosova nuk do të pranojë të ketë marrëveshje bilaterale për lëvizje të lirë me Serbinë, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Por kjo nuk e pengon aspak Tiranën dhe Prishtinën të nënshkruajnë mes tyre marrëveshjen historike për të zhdukur kufijtë mes shqiptarëve.

Një mision ky, që për vite me radhë u mbajt e bllokuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tani, nën ombrellën e bashkëpunimit më të gjerë rajonal, gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve.

Top Channel

Next Post
VIDEO+FOTO/ “Porsche” me shpejtësi “fluturon” në ajër dhe hyn në katin e dytë të banesës, humbin jetën 2 persona

VIDEO+FOTO/ "Porsche" me shpejtësi "fluturon" në ajër dhe hyn në katin e dytë të banesës, humbin jetën 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In