• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kush po e orkestron lëmshin në Partinë Demokratike?

by Keti Bazhdari
30/05/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Po t’i bëjmë një përmbledhje të kujdesshme të gjithë performancës politiko-organizative të 4 viteve të fundit të Partisë Demokratike, është e pamundur që në sfondin e saj të mos dallosh një plan të mirëdetajuar dhe të qartë.

Do e nis që me momentin e postzgjedhjeve të 2013, kur drejtuesit e PD-së u përfshinë në një montim takimi të papritur.

Ra perdja dhe i zuri ashtu si i zuri. Ca të ulur, ca në këmbë, të shkujdesur, të përvuajtur, si ata që se meritonin këtë fund tragjik, viktima me plagët që u pikonin ende gjak në shpirt nga përplasja me bajlozin e zi dhe kurrsesi humbës të rëndomtë pushteti sic ndodh në cdo sistem demokratik normal…

…dhe aty mes tyre i madhi, i papërsëritshmi, njohësi e kontributori i shkëlqyer i pseudoepikës që vazhdon të eksitojë fuqishëm shqiptarët, Sali Berisha. Me një simulim prej Napoleoni para legjionit të nderit, i gatshëm për të shërbyer pozën e tij prej legjende, të burrit allasoj që për kauzën jep edhe jetën, por dhe si një baba i dhimbshëm, që është i gatshëm të paguajë për mëkatet e bijve të tij, u komunikoi të mbijetuarve të fundit të luftës, dorëheqjen.

…auuuuu kumbuan gjithë artopalantët përnjëherësh nga piskama e thellë e dhimbjes, e më pas vërshuan lot, ngashërima, histerira të papërmbajtura që zaptuan mimikat e rebelëve të sotshëm, për ta përjetësuar në 400 plane mediatike aureolën emblematike të figurës së të madhit Berisha rrethuar nga ithtarët e vet.

Deri këtu besoj ju kujtohet apo jo, sepse vështirë të harrohen të tilla momente pikante të një vendi që edhe kur s’ka histori e pompon.

Nejse Ai dha dorëheqjen dhe menjëherë vjen dita të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike brenda Partisë Demokratike. Dhe si “për cudi” fiton njëri që qau më pak ndër të gjithë, që se donte askush, më me pak eksperincë dhe shpirt lideri, por që e karekterizonte një gjë e rrallë; nëse të gjithë njerëzit nuk e dinë kur dhe si do të ndodhin gjërat, por përpiqen e luftojnë me sa mundën për to, Ky, i deleguari i buzëqeshur i PD-së dinte me saktësi cfarë dhe kur do të ndodhte cdo gjë dhe i ngelej vetëm të numëronte kohën mbrapsht, që për hir të së vërtetës e bënte me një qetësi mbresëlënese.

Countdown-i i tij vazhdon prej 4 vitesh nga beteja në gafë dhe anasjelltas. Mjaft të kujtojmë mungesën totale të aksionit dhe retorikës opozitare deri tek cadra e improvizuar si mos më keq. 4 vite paqartësi dhe mungesë konseguence në ngritjen e tezave politike nga partia më e madhe opozitare në vend, që i lëshoi si pa të keq partnerët e saj strategjikë mediatikë, për të ardhur te momenti i mezipritur i marrëveshjes profilaktike dhe sëfundmi tek pusullat e bakallit me listat gjysmake të kandidatëve për deputetë.

Unë s’kam si ta lexoj ndryshe këtë alergji akute të Partisë Demokratike ndaj disiplinës, sa të ketë lider shpirtëror Sali Berishën, përvecse si të qëllimshme.

Unë nuk kam qenë kurrë fanse e konspiracioneve, por si një njeri me eksperiencë të mirë në planin menaxherial dhe të mjaftueshme në atë politik, konstatoj se pas gjithë kësaj stonature kreshendo të Partisë Demokratike fshihet dora e Sali-erit, i cili po mbjell nevojën për një ndryshim rrënjësor të domosdoshëm, që në fakt nuk ka si qëllim ndryshimin në vetvete, por kalimin de jure të pushtetit te pinjojtë e tij.

Kjo është më se evidente dhe gjithë këtë coroditje nuk e lexoj dot ndryshe. S’mund të më bind kush se këta manjakë kontrolli e taktikash, që arritën të fshehin me mijra dosje korrupsioni e vrasje në 8vjet, që planifikuan e fituan gjyqe për procedurë, që përndoqën njerëz që s’u bindeshin deri në ëndërr, paskan arritur krejt papritmas dhe për pak kohë në ditën, që nuk hartojnë dot një listë me 140kandidatë për deputetë.

Kush e beson këtë naivitet të shtirur të aktruar mirë nga z.Basha me rregjisor doktorin, njohësin e mirë të psikologjisë së turmave?!
Kjo vlen edhe për rebelët:
sa të kalojë kjo farsë e zgjedhjeve, ku përmes fytyrës së butë të Lulit, Berisha siguroi faljen e ndërkombëtarëve, për ca mëkate që ju rebelët nuk jeni dhe aq në dijeni, do ua largojë kukullën vrasëse nga skena dhe do ju bashkojë të gjithëve edhe njëherë nën dinastinë Berisha. Për ata që provuan përjashtimin, ky do të jetë një nder i madh, fanatikëve do u duket se u kthyen idealet e 90, kuptohet do të ketë njerëz që do të iluminohen dhe do të përbëjnë rrjedhje, por në përgjithësi gjërat do të kthehen atje ku ishin për të ndjekur hapat e avashtë të evoluimit të qenies në kohë.

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

TIRANE/ Godet policin me shufër hekuri, prangosen 3 persona te Komuna e Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In