• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush përfiton nga falja e gjobave të makinave dhe pensioneve

by Java News
31/03/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi dje me 86 vota pro dhe 2 vota kundër të deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi ligjin që do të fshijë taksat e papaguara për biznesin dhe makinat. Nga falja e taksave dhe gjobave do të përfitojnë 120 mijë qytetarë. Amnistia i shtrin efektet në dy periudha. Për periudhën e parë, ligji do të falë pa kusht taksat e papaguara para vitit 2011. Në periudhën 2011-2014, ligji parashikon faljen e gjobave, me kusht pagesën e plotë të detyrimit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi dje pas miratimit të ligjit se faljen e taksave dhe gjobave e përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë. “Janë gati 30 miliardë lekë që fshihen, detyrime pa kushte për sipërmarrjen. Nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2014 ka fshirje me kusht pagesën e pjesshme. 90 mijë individëve u falen gjobat prej 10 mijë lekësh.

Nga ky ligj përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë. Falja nuk ka implikime penale”, u shpreh ministri Ahmetaj. Afati për të përfituar nga ligji është deri më 31 dhjetor 2017. Kjo do të thotë që qytetarët që kanë detyrime pa paguar për periudhën 2011-2014, kanë afat deri në fund të vitit të paguajnë të plotë principalin që të përfitojnë faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, raporton “Panorama”.

MAKINAT

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka gati udhëzimin për zbatimin e amnistisë për 140 mijë makina që do të përfitojnë nga falja e taksave dhe gjobave. Udhëzimi parashikon publikimin e targave online në portalin “E-albania” dhe pranë drejtorive rajonale listën me targat e makinave që përfitojnë nga amnistia.

Efekti financiar llogaritet 120 milionë dollarë, ku vetëm për periudhën e parë të ligjit falen 53 milionë dollarë. Ligji parashikon që ata pronarë që kërkojnë të çregjistrojnë makinën, do t’u falen të gjitha detyrimet deri në dhjetor të 2010- s.

Pronarët që kanë detyrime pa paguar, por kërkojnë të mbajnë makinën në qarkullim, u falen detyrimet e papaguara deri në dhjetor 2010, por me kushtin që të paguajnë detyrimet për periudhën 2011-2014 pa paguar gjobat dhe kamatëvonesat. Afati për pagesën e taksave është deri më 31 dhjetor 2017.

Në rast të kundërt, makina do të çregjistrohet dhe targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit.

PENSIONET

Për kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, objekt i fshirjes do të jenë vetëm gjobat e sigurimeve shoqërore për të punë- suarit në qytet dhe fshat. Deri në dhjetor të 2010-s e më përpara, ligji parashikon fshirjen e gjobave për efekt të mospagimit të kontributit pa kusht.

Për periudhën 2011- 2014, gjobat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të falen, me kusht nëse paguhet i plotë principali. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi. Për këtë kategori do të falen gjobat e 5 viteve të fundit. Fermerëve do t’u amnistohen gjobat e kontributeve të papaguara që nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016, nëse paguajnë të plotë taksën.

Përjashtimet/ Bizneset e dënuara nga Gjykata s’përfitojnë

Bizneset që janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për evazion do të përjashtohen nga skema e amnistisë. “Bizneset që kanë detyrime tatimore ose doganore, për të cilat ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, si të dënuar penalisht për evazion fiskal apo kontrabandë, nuk përfitojnë nga fshirja e detyrimeve”, thuhet në ligj. Për ato biznese që janë në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore dhe doganore, përfitojnë nga falja e taksave dhe gjobave, nëse ato heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë Gjykatës Administrative. Më tej, administrata tatimore ose doganore, për detyrimet që fshihen sipas këtij ligji, në rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse.

ma.me

Next Post
Urgjenca, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët

Goditet me mjete të forta mjeku në spitalin e Shkodrës, Skdënder Duka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In