• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush largohet nga Shqipëria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

by Pirro Prifti
29/09/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof Dr Pirro Prifti

Dje me keqardhje gjatë një bisede me një nga studentët e mi mora vesh se do të largohej nga Shqipëria. Përse? E pyeta unë.

-Por për një rrogë më të madhe, jetë më të mirë.

Po mirë i thashë unë , kush do të kujdeset për babanë, nënën, familjen pasi do të ikësh ti?

Ai buzëqeshi dhe tha:… do bëjnë si do bëjnë unë do ti ndihmoj…. Unë këmbëngula, por  a e di ti se rroga aty nuk është aq e madhe sa thuhet dhe se do të punosh çdo ditë me orar të zgjatur, madje mund edhe të trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë por varet se në cilin vënd do të shkoni. -Në Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mëndjen.

Problemet e largimit të të rinjve sidomos atyre me shkollë të lartë nga Shqipëria janë dramatike për vëndin tonë. Vetëm Rumania mund të na e marrë në Europë për largimet nga vëndi përkatës, duke përjashtuar largimet që kanë dalë nga lufta në Ukrainë.

Dihet se sistemet e demokracisë liberale Europiano perëndimore si dhe ato të SHBA, Angli, Australi dhe Kanada, kanë përdorur strategjinë e Globalizmit pra të një bote të unifikuar ku njeriu mund të shkojë kudo për të punuar e jetuar konform të drejtave dhe lirive të njeriut, pra çdo njeri ka të drejtë të ndërtojë jetën e tij duke menduar se mund të jetë më mirë në një vënd tjetër. Ky opinion ndër shqiptarë është shumë i preferuar dhe çdo vit mund të çvendosen nga Shqipëria rreth 50 mijë njerëz , pa përfshirë ata që kthehen. Kështu Shqipëria por bëhet një vënd me njerëz të moshës së Tretë dhe sot në 2022 ky kontigjent është mbi 620.000 njerëz  apo ¼ e gjithë popullsisë së vëndit tonë.

Shkqet e largimit të  rinisë kryesisht, largim i cili është më i dëmshmi për vëndin, janë largimet e të rinjve e sidomos të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë. Por përse ata largohen?

Dihet se përse, por mund ti rreshtojmë se shkaqet më të zakonshme janë:

  • Rrogat e vogla në Shqipëri
  • Kushtet e jetesës minimale sidomos në zonat rurale,
  • Mungesa e interesimit nga shteti për të punësuar të rinjtë e talentuar në vnëdet ku ata mund të japin më shumë,
  • Mungesa e një Programi për realizimin e kontratave të punës ku të përfshihet jo vetëm rroga por edhe banesa, kopshti, apo çerdhja, lëvizja me makinë për personin që do të punësohet jashtë vëndit ku banon, kjo e vlefshme për Bashkite e të gjithë vëndit
  • Mungesa e perspektivës në zonat rurale gjë që e cila ka shkaktuar lëvizje massive jo vetëm jashtë vendit por edhe brënda vëndit
  • Mungesa e një stabiliteti politik ku përplasjet politike reflektohen tek të rinjtë si një pasiguri për jetën dhe ë ardhmen e tyre
  • Korrupsioni i lartë gjë që ka shkaktuar një Sistem shëndetësor public të dobët ku pacientët nuk marrin kujdes të mjaftueshëm shëndetësor e për pasojë duhet të paguajnë nën dorë shuma të mëdha për medikamente, shtrime në spital, etj
  • Probleme të Arsimit kryeisht të lartë dhe profesional ku Programet dhe Kurrikulat nuk janë të njëjta me ato të BE gjë që shkaktojnë uljen e cilësisë së mësim dhënies dhe praktikave në Universitete,

Problemet janë të shumta gjë që reflektojnë vendimmarrjen për largim nga vëndi të rinisë tonë.

Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion, dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit duke dhënë shembullin më të keq që mund të japë një politikan shqiptar por dhe një i pasur shqiptar. Një problem madhor është edhe reklamat dhe promovimet që po bëjnë shoqatat e huaja kryesisht gjermane, italiane etj për të thithur në tregun e tyre të punës, punëtorë shqiptarë të kualifikuar ose jo, dhe kjo propagandë bëhet në tv private dhe publike shqiptare, gjë që tregon se shteti ynë nuk po e bën prioritet  shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi. Një aspekt tjetër negativ është edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet për të rinjtë e atdheut që po largohen, është se të diplomuarit nga universitetet publike janë diplomuar me paratë e taksapaguesve tanë për pedagogët, laboratorët (ato që janë), godinat e universiteteve, etj. Kjo është një arsye e fortë që institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja që marrin të rinjtë tanë  të diplomuar duhet të realizojnë një kontratë me shtetin shqiptar për këta të diplomuar, kontratë e cila duhet të ketë disa pika , midis të cilave edhe këto insitucione të huaja duhet të paguajnë shtetin shqiptar një taksë për të diplomuarit që kanë marrë për në vëndin e tyre.

Të rinjtë e tjerë të diplomuar në universitete private apo të padiplomuar që largohen nga vëndi ynë gjithashtu për një jetë `më të mirë` (të cilën do ta shohin se sa e mirë do të jetë jeta në një vënd të huaj ku do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë), janë një kontigjent i cili do të vuajë më tepër madje një pjesë e tyre do të përfshihet nga puna e zezë, ashtu sic po ndodh edhe sot, sepse siç tha dikur Tereza May ( ish minister e brëndëshme në Angli), se “% e shqiptarëve të burgosur në Angli për njësi popullate e  emigruar është nga më të lartat se popullatat e tjera të emigruara në Angli`….. ; po kështu edhe në vëndet e tjera. Atëhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bërë një Program i posaçëm për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen nga vëndi? A mundet që Opozita, mediat private të mos nxisin apo të mos stimulojnë me debatet e tyre kundër qeverisë, e të mos krijojë ambjentin negative dhe depresiv për të rinjtë shqiptarë, por përkundrazi, të marrë dhe ato masa për të ndihmuar vëndin që rinia të mos largohet?

Shohim përditë lajme tmerruese për të rinjtë se çpo ndodh në vëndin tonë, dhe sigurisht këto lajme jo të gjitha të vëreta, ndikojnë për keq dhe të rinjtë dun të largohen nga sytë këmbët nga vëndi i tyre që është ndotur e tymosur, droguar, nga individë irracionale, për politikanë që duhej të ishin futur 7 pashë nën dhe për krimet e tyre, për drejtues gazetash e tv  që paguhen nga i paudhi  të cilën nuk e duan Shqipërinë dhe që `për një plesht duan të djegin Shqipërinë` me inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istë  si Lubonja me shokë që veç vjellin vrer dhe fërkojnë duart se në Shqipëri jo çdo gjë shkon mirë, por kjo direkt edhe për fajin e tyre.

Jo.

Shqipëria nuk është siç e përshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjë tjetër, nuk është siç thotë i `nongratta` i cili do të ri-krijoje` komitetet e shpëtimit` sin ë `97., nuk është Shqipëria, siç thonë Dinpakët dhe ish bashkëpuntorët e sigurimit, të cilët për të shpëtuar vehten e tyre po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak. E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet të largohet nga Shqipëria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet të rrinë këtu që të punojme e të përmirsojmë kushtet dhe të stabilizojmë një demokraci të pranueshme për të gjithë.

Next Post
‘Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizëm e integritet’, Meta kujton ditëlindjen e ish-presidentit Nishani

'Do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizëm e integritet', Meta kujton ditëlindjen e ish-presidentit Nishani

Comments 2

  1. Ladi says:
    4 years ago

    Po rrote kaishi ngele tere jeten o Pirro. Shqiperine e kane tradhetuar ata qe e vjedhin dhe vrasin, jo ata qe ikin larg hajduteve dhe vrasesve

    Reply
  2. PRoShi says:
    4 years ago

    Trendit largimit të të rinjve është ende pozitiv. Pra këtu futet dhe ndikon patjetër politika dhe mediat që nxijnë gjithshka të bukur. Pa çka se Shqipërinë po e vizitojnë miliona njerës vetëm në këta 8 muaj ~6 milion turistë të huaj.
    Ndërkohë drejt europës kanë shkuar si turistë për pushime plot 3.3 milion shqiptarë të Shqipërisë. Pra mund të themi se hyrje-daljet në Shqipëri janë kaq të mëdha sa nuk ka statistikë që të thotë se shkuan 50.000 të rinj më Europë dhe nuk u kthye asnjë. Ky fluks është 10 fish më i madh në Greqi në drejtim të BE-së. Por për ta nuk quhet braktisjes nga rinia. Papunësia në Greqi është gati nga 14-17% e gjithë popullsisë ku rinia bërbën 80% të saj.
    Studentët shkojnë për një specializim, master një përvojë pune . Patjetër që mbeten një % e caktuar, por jo shumicë . Shqipëria ka kohë që është bërë e jetueshme në Shqipëri.
    Shkrimi i ekuilibruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In