• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush kërkon ta djegë flamurin grek në Finiq dhe molotovët e urrejtjes

by Andrea Danglli
23/06/2019 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Danglli

Imagjinoni sikur kryeministri grek Aleksis Cipras të shfaqet në një miting elektoral në një zonë pranë Shqipërisë dhe pas shpinës së tij të valvitet flamuri ynë kombëtar.

Pas kësaj ndodhie, të jeni të bindur se fitili i ndacionalizmit fqinj do të ndizet shpejt për të shpërthyer njëra pas tjetrës ato pak bombola të urrejtjes historike që kanë ngelur.

Ndaj tij do të nisnin paralajmërime dhe kërcënime, sulme dhe protesta. Ndërkohë, ndaj shumë shqiptarëve rezidentë do të aktivizohej sërishmi vullkani shtypës: Qepe gojën, ose largohu nga vendi im!

Në fund të kësaj shfaqje delikate, Cipras do të duhej të paguante një faturë të kripur politike përballë një kategorie grekrish fanatikë dhe s’do guxonte më kurrë ta shihte flamurin tonë kuq e zi në tubimet e tij politike. (Siç ka bërë)

Një ngjarje e tillë për fat i ndodhi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në Finiq ku përveç flamurit shqiptar u shfaq edhe ai fqinj. Them për fat, pasi përmes detajesh konkrete kuptohet ndërkombëtarisht se kush e minon kufirin e paqes diplomatike, Shqipëria apo Greqia?

-Paçka se dergjemi mes njëmijë e një problemesh, në vendin tonë askush s’të pengon të flasësh gjuhën e një vendi tjetër, qoftë edhe ajo helene. Për këtë nuk të përndjek policia, nuk dëbohesh dhe nuk shpallesh “non grata”.

-Paçka se politika jonë ka futur në “hasmëri” të majtë dhe të djathtë, minoriteti grek respektohet që nga viti 1921 kur u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar në Unionin e Kombëve të Bashkuara.

-Paçka se prej 30 vjetësh ne kemi masakruar trashëgiminë tonë kulturore, minoriteti grek është ndihmuar vazhdimisht në përpjekjen për të ruajtur identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare, traditat kulturore, doket dhe zakonet.

-Paçka se flamuri ynë përcëllohet vazhdimisht nga një grup ekstremistësh fqinj, në vendin tonë respektohet dhe mbrohet çdo simbol fqinj sipas Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.

-Paçka se gazetarët shqiptarë penalizohen nga pala greke kur ngrenë zërin për vëllezërit dhe motrat përtej kufirit, në vendin tonë askush nuk të bën bllokadë nëse zgjedh të flasësh për problematikat e minoritetit.

-Paçka se pasardhësit e 25 mijë shqiptarëve të Çamërisë nuk lejohet as të kapërcejnë kufirin për të qarë mbi 3000 varre të genocitit, sërish ne nuk i urrejmë, nuk i mallkojmë dhe as i ndëshkojmë.

-Paçka se presidenti Prokopis Pavlopulos nuk lë rast pa shantazhuar Shqipërinë me bllokimin e integrimit evropian për shkak të mos respektimit të minoritetit grek, në vendin tonë “dorëlëshuar” përqafohen të drejtat e 9 minoriteteve dhe veçanërisht të fqinjit juglindor.

-Paçka se shqiptarët që jetojnë sot në shtetin grek (shqiptarët e Çamërisë, shqiptarët ortodoksë dhe emigrantët që janë shpërngulur aty gjatë viteve të demokracisë) nuk janë krejtësisht të lirë të krenohen me origjinën e tyre, ne tregojmë vazhdimisht se na intereson më shumë paqja sesa lufta.

Natyrisht që ka shqiptarë kokëkrisur që kanë vjedhur, plaçkitur dhe vrarë duke na bërë të ulim kokën. Po ashtu ka mijëra grekë të mrekullueshëm që prevalojnë mbi ekstremistët, të cilët kanë hapur dyert e tyre për të paktën 800.000 shqiptarë duke i dhënë shuplakë politikës në Athinë e Tiranë. Por për këtë do të duheshin “net dimri” për të treguar mirënjohjen.

Ndaj, flamuri i shfaqur në Finiq duhet parë si sinjal pozitiv për të lëmë mënjanë atë pak histeri kolektive që derdhet tek-tuk, siç ndodhi me këtë ngjarje.

Ajo nuk është gjë tjetër veçse ping-pong politik mes opozitës dhe mazhorancës e cila do të ishte shfryrë po njëlloj nëse në tubimet opozitare do shfaqej flamuri grek krahas atij gjerman, francez apo të ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Europian.

Dashuria e klasës politike nuk matet me flamuj, por me këtë krizë të thellë që kanë mbjellë e cila po na përdhunon idealet duke na bërë të urrejmë veten dhe Shqipërinë.

Sa për flamujt, lërini të valëviten sa më lart, ata bëhen të rrezikshëm veç kur i shndërrojmë në shtiza për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Next Post
Rruga në Vërmicë drejt zgjerimit, pritet shpronësimi i përshpejtuar

Rruga në Vërmicë drejt zgjerimit, pritet shpronësimi i përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In