Nga Artur Ajazi
Gjithmonë kur “nxehen gjakrat” në Rajon, apo në Lindjen e Mesme, për habi, në Shqipëri do të nisin të lëvrinë antishqiptarët. Ata duan që, trazirat e Iranit ti sjellin në Shqipëri, ata duan që trazirat e Ukrahinës t’i përjetojmë në Shqipëri, ata duan që ngjarjet në Venezuelë, t’i ngjasojnë atyre në Shqipëri.
Pra kemi të bëjmë me një “bërthamë” të fuqishme të shiturish, bashibozukësh, që duan medoemos të lindin edhe tek ne trazirat, krizat, dhe të ndodhin ngjarje të jashtezakonshme. Por kush kërkon kaos në Tiranë, kush kërkon ta trazojë vendin, kush kërkon të panikosë në çdo kohë shqiptarët?
Janë shumë, duke nisur nga politika, nga shoqatat, nga “të pavarurit”, apo dhe nga ajo që e quan vehten “shoqeria civile”.
Të gjitha të molepsura dhe të bëra “pis” nga bakshishet dhe paratë e hasmit, që kërkojnë që në Shqipëri të ndjehet kriza më fort se në Itali, që kërkojnë që të mos ndertohen rrugë, ura, tunele, hekurudha, të rritet ekonomia, të mos fjasin mirë europianët dhe amerikanët. Ata fërkojnë duart, gjithmonë kur egërsohet Serbia, Rusia, kur hakerat e Iranit, ndërhyjnë në institucione, dhe nisin akuzat ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit.
Madje duan të “ikë Edi Rama sepse Trump sulmoi Iranin”. Sa qesharakë bëhen të shiturit. Dhe sa mediokër janë, ajo pjesë e politikës që mendon se “bashkë me Iranin do të bjerë edhe Edi Rama”. Propaganda e tyre idioteske arrin deri atje sa, në daljet publike dhe konferencat e shtypit, kanë nisur së fundi, ti sulen lidershipit të Bashkimit Europian “sepse mbrojnë Ramën, sepse janë të blerë nga Rama”.
Shkurt dhe qartë, politika destruktive në Shqipëri, mbetet e shitur dhe antishqiptare. Ajo ka kërkuar dhe po kërkon, destabilizim, frenim të procesit të ndertimit, zhvillimit, integrimit, dhe sigurisë kombetare. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët duhet ti thonë “JO” thirrjeve dhe ftesave për protesta dhe revolucione “paqësore” të një partie, dhe një njeriu që kurrë, nuk bëri diçka të mirë për vendin dhe popullin e tij.
Ai asnjëherë më parë, (qysh nga shekulli kaluar) Shqipëria nuk ka patur kaq shumë bashibuzukë dhe të shitur, që janë gati ti vënë zjarrin vendit për interesin dhe xhepin e tyre. Si kurrë më parë, interesat tona kombetare, nuk kanë qenë kaq të rrezikuara nga këta antishqiptarë, që kanë afro gjysëm shekulli që po bëjnë lojëra të turpshme kundër vendit të tyre.
Shqipëria kishte vite që vuante për “lider dhe timonier”, që ta drejtonte denjësisht drejt progresit cilësor, zhvillimit, integrimit mendor, politik, ekonomik dhe social. Interesat dhe siguria jonë kombëtare, nuk mund të mbahen dhe mbeten peng i antishqiptarëve, pasi fatmirësisht vendi ka rënë në duar të sigurta, duke patur mbështetjen e fuqishme edhe të faktorit nderkombëtar.











