• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush kalon ilegalisht Kanalin Anglez mund të ndalohet përjetë që të rikthehet në Britani

by Java News
06/03/2023 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët të cilët kalojnë nëpërmjet Kanalit Anglez do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, do të ndalohen që të rikthehen në këtë shtet dhe nuk do të mund të aplikojnë për nënshtetësi britanike. Këto janë masa e parashikuara në projektligjin e ri të qeverisë britanike, që do të aplikohen për të gjithë ata që shkojnë drejt këtij vendi me varka të vogla.

Sipas asaj që shkruan BBC, detaje të reja pritet që të bëhen publike nga qeveria britanike gjatë ditës së martë. Kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili ndalimin e varkave e ka shndërruar në një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së tij, duke folur për mediat vendase të dielën tha: “Të mos keni asnjë dyshim, nëse vini këtu në mënyrë të jashtëligjshme, nuk do të keni mundësi të qëndroni”.

Projektligji i ri parashikon që Zyra për Punët e Brendshme të jetë përgjegjëse për të dërguar drejt Ruandës apo një vendi të sigurt të tretë, këdo që mbërrin në Britani me varka të vogla, masë që do të merret sa më parë të jetë e mundur. Po ashtu këta persona do të ndalohen përfundimisht që të rikthehen në Britani.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtën që të kërkojë mbrojtje, sipas Konventës për Refugjatët të OKB-së dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Por në projektligjin e ri për emigracionin e paligjshëm parashikohet një klauzolë, që pritet të aplikojë një masë të re të frenimit të kësaj të drejte. Megjithatë mbetet e paqartë, shkruan BBC, sesi parashikon qeveria që të kufizojë të drejtën për të kërkuar azil. E paqartë është edhe mënyra si do të aplikohet zotimi për të deportuar menjëherë azilkërkuesit.

Qeveria britanike prej kohësh është përpjekje që të frenojë numrin në rritje të azilkërkuesve që ndërmarrin rrugën e rrezikshme të kalimit nga Franca dhe Britani.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur vitin e shkuar, deri më tani në Ruandë nuk është dërguar asnjë emigrant dhe çdo plan për ta bërë një gjë të tillë ka mbetur momentalisht pezull. As me Bashkimin Europian nuk ka asnjë marrëveshje për kthimin e tyre. Plani i Ruandës duhet ende vihet në zbatim. Ai është përballur me kundërshtime të ashpra nga disa grupe.

Megjithatë në Dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se plani nuk shkelte Konventën e OKB. Pavarësisht kësaj, çështja tashmë është dërguar në Apel, ndaj dhe plani vijon të jetë në udhëkryq.

Në 2022, 45,756 emigrantë kaluan Kanalin Anglez drejt Britanisë me varka të vogla, shifra më e lartë që prej 2018.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës për Punët e Brendshme, me anë të së njëjtës metode, vetëm në muajt e parë të këtij viti kanë kaluar 2,953 emigrantë, nga shtete të ndryshme, mes të cilëve Shqipëria, Iraku, Afganistani e Siria.

/s.f

Next Post
Financoi tërësisht rinovimin e Muzeut, mjeku Vasil Llajo nderohet nga Bashkia e Sarandës

Financoi tërësisht rinovimin e Muzeut, mjeku Vasil Llajo nderohet nga Bashkia e Sarandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In