• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kush i ka veshët të mëdhenj, do të dëgjojë marrëzira; kush i ka të vegjël, do t’i dhembin!

by Shpëtim Nazarko
26/07/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Profesor Arban Uka, që e kam përmendur si mik të ngushtë në një shkrim më parë  dhe që një nga kritikët e portalit e quajti personazh të trilluar, punon te Universiteti Epoka, apo më i miri që renditet prej të huajve këtu… Ka studiuar fllimisht në Stamboll dhe pasi fitoi një bursë ku konkurronin një mijë vetë për të marrë një të tillë, shkoi në Austin (Teksas) dhe mbaroi njëherësh matematikën dhe fizikën kuantike. Ai është autori i pyetjes “naive” se cila prej ministrive del me fitim në Shqipëri.

Një kritik tjetër i portalit vijonte po me tallje, se ministritë nuk janë ndërmarrje të dalin me fitim. Tallja ishte ndaj idesë time se, mësa dija, këtu ato nuk dilnin me fitim, por e njëta gjë nuk mund të thuhej për vetë ministrat.

Natyrisht që në profesionin tim, që është larg atij të ekonomistit, nuk është qëllimi të hyj në llogaritje, të zgjidh me saktësi apo t’u jap përgjigje temave që vijnë prej pyetjeve të tilla.  Qëllimi im është më i thjeshtë. Të krijoj sa më shumë ndjesi për t’i hyrë temave të tilla, apo që të mobilizoj sa më shumë të mundem nëpërmjet portalit, mendje më të afta për t’i hyrë këtyre temave…

Në një raport të sotëm, të dhënë prej organizmave botërorë, infrastruktura e Shqipërisë dukej më e dobëta nga të gjitha vendet e rajonit, megjthëse ata ndryshe nga ne hidhnim  më pak para për infrastrukturën. Flitej për rrugët. Dobësia themelore duket se lidhej me projektet që nuk ishin në lartësinë e duhur dhe natyrisht përfundimet ishin të dobëta.

Në një shkrim të mëparshëm, çështja e shtruar për një temë analoge ishte e tillë. Pse të mos u jepeshin universiteve, konkretisht katedrave përkatëse, ku profesorë dhe një numër studentësh të shkëlqyer të viteve të fundit, të realizonin projektin e shumë prej rrugëve tona. Një pjesë e këtyre parave të destinuara për projektin, le të thoshim gjysmat e tyre, të përdoreshin për modernizimin e katedrave me aparatura apo laboratorë që duheshin dhe gjysma tjetër të ndaheshin midis profesorëve dhe studentëve që realizonin këto projekte.

Kështu, përveç saktësisë së projektit, do të kishim jo vetëm modernizim të katedrave, por dhe krijimin e një elite profesionale në radhë të parë të studentëve, por edhe vetë profesorëve që me këtë rast, në vend ta shtonin rrogën nëpërmjet korrupsionit të provimeve, do të ishin së pari shumë herë më mirë të paguar.

Nuk është se ideja vinte nga unë, por një konkluzion i një logjike analoge që e kanë provuar të tjerët më së pari.

Në kohën e qënies refugjat në Gjermani, lexova diku se një nga objektivat e kancelarit Kohl, e shpallur në vitin 1993, ishte që në krye të dhjetë vjetëve të arrinte të kishte shfrytëzimin e energjive të formave të tjera, për ta nxjerrë këtë vend të parin në Evropë në këto forma energjie.

Sot, nëse nuk i gaboj të dhënat Gjermania, që është një nga vendet më industriale të botës, e ka realizuar në rend dyshifror vlerën e energjisë së siguruar nga projekti i Kancelarit Kohl. Në fakt, në një shikim të rëndomtë në të gjithë Evropën, apo më gjërë, këtë rol e kanë marrë në dorë ndërmarrjet e mëdha industriale. Ato janë me kohë suportuesit në ndihmë financiare të katedrave, që më parë bënin në univesitet shkencë të kulluar.

Në Shqipëri unë e përfytyroj problemin akoma më të thjeshtë. Shteti mund t’u linte në dorë katedrave liçensa të karaktereve të ndryshme, si ato që kontrollojnë cilësitë e materialeve që përdoren në ndërtim, sizmologjisë, etj. Po natyrisht mund t’u linte dhe realizimin e projeketeve të rrugëve të ndryshme, të cilat në shumicën e rasteve bëhen pa ndonjë kontroll të veçantë, apo u lihen të huajve…

Siç e thashë më lart, në raportin e organizmit botëror, ku ne zinim vendin e parafundit për një infrastrulturë të keqe, pavarësisht parave të dhëna, që ishin ndoshta më shumë se të të tjerëve, një prej shkaqeve që krijonte këtë dobësi mund të ishte i lidhur me sa thamë sipër.

A mund të fitojnë ministritë dhe jo ministrat? Dhe sa lidhje ka ideja me temën e hedhur?

Ecol superiori në Francë, e organizuar nga Napoleoni, pas krijimit në 1794, është dhe sot një nga qendrat më të mëdha studimore të këtij vendi. Prej saj mund të dilnin filimisht prej teknikëve të thjeshtë, ushtarakëve… Por, po ashtu, prej saj mund të dilnin edhe burra shteti, edhe nobelistë etj., etj. Po a e imagjinojmë dot që qysh prej krijimit saj ajo është nën kuadrin e ministrisë së mbrojtes… e cila, më shumë se subvencionon, fiton prej kësaj shkolle.

Kjo mund të dukej çudi këtu tek ne, dhe pikërisht në një shkrim më parë kërkova të hiqja një paralele. Shqipëria, si një vend i NATO-s, duhet të derdhë në strukturat e kësaj të fundit dy për qind të buxhetit të saj. Kjo duke paguar edhe një pjesë të parave që duhen për të paguar ushtarët që shkojnë në fronte të ndryshme nga Afganistani, Iraku, etj.

Po a mund të luhej më ndryshe, pra, për të marrë para jo vetëm nga buxheti i shtetit për të qenë në krah të NATO-s?

Unë mendoj se po. Natyrisht, nën shembullin e Francës më Ecol superiorin, Ministria e Mbrojtes mund të organizonte shkolla profesionale të klasit parë, prej të cilave mund të dilnin edhe profesionistë nga më të thjeshtit deri tek ata më të specializuarit. Kjo është normale, sepse NATO, në vendin që hedh bomba, apo bën luftë, edhe ndërton apo rindërton vendet e shkatërruara prej saj.

Në këtë sens, në këto vende kërkohen edhe infermierë, karpentierë, elektroautë, etj.

Ministria e mbrojtjes mund t’i kërkonte ndihmë NATO-s, që posedon laboratore apo instruktorë të dorës së parë dhe të krijonte nëpërmjet tyre edhe shkolla profesionale, po të klasit të parë.

Në këto shkolla profesionale me pagesë normale mund të hynin jo vetëm ushtarë, por edhe civilë, që do të ishin më të lumtur aty se në shkollat tona profesionale që lënë shumë për të dëshiruar.

Specialistët e krijuar këtu do t’i shërbenin NATO-s jo vetëm në fronte lufte, ku dhe vriteshin, por edhe në vende të tjera. Ne nuk do të merrnim më aq para nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por ndoshta do të derdhnim në të një pjesë të atyre që kërkon NATO. Kjo është ideja që ministria dhe jo ministrat fitojnë me aq sa kuptoj unë. Po dhe sikur asnjë lek të mos hynte në thesin e NATO-s, me këtë mënyrë, specialistët e përgatitur, qofshin këta ushtarë apo civilë, do të të ishin ai kontigjent i klasit të parë që i përgjigjeshin jo vetëm vendit të tyre, por dhe investitorëve të huaj, që këtu gjejnë forcë pune të gatshme vetëm për call center apo fasonit.

Një histori analoge sa thashë më sipër përdorej edhe në kohën e Hoxhës, ku ushtari përgatitej për zanate të caktuara apo edhe për ndihmë emergjence. Natyrisht, shkolla të tilla mund të përgatitnin edhe ura fshatrash, apo gjëra të tjera që do të siguronim para. Në atë që shohim sot, ushtria del herë pas here rrugëve për të mbledhur plehra, apo për të shuar zjarre.

Mund të vazhdojmë më tej. Qeveria kërkon së fundmi që me një plan njëmiliardësh të investojë, duke krijuar atë partneritetin publik-privat. Po ky bashkëpunim mund të fillojë jo duke kërkuar paratë e këtyre të dytëve, por dhe nga e anasjellta në sektorë të ndryshëm.

“Partizan i zhvillimit të bujqësisë”- kam shkruajtur diku me një shembull për Kukësin e varfër. Nëse aty kanë mbetur ende një mijë familje fshatare, qeveria mund të subvencionojë blerjen e dyqind qengjave për familje. Një vit apo dy vjet më vonë, ajo do të kërkonte marrjen e borxhit në trajtën e deleve, duke realizuar një fitim shumë më të madh se ato që sigurojnë bankat. Dhe kohë më vonë do të kishte prej këtij investimi, minifabrika leshi apo mishi. Mund të themi edhe lëkure, që do të lejonte fabrikat tona të këpucëve të siguronin një lëndë të parë, që sot e marrin diku tjetër, duke prishur kështu edhe raportin kërkesë-ofertë, që nuk na lejon të blejmë mallin tonë me çmim të natyrshëm. Po ashtu, të siguronim edhe një pjesëmarje më të madhe në punë të njerëzve.

Duke mbetur në Kukës, si një shembull i thjeshtë, nëpërmjet hedhjes së një sasie farë peshku në liqenin e tij, ai do të do siguronte peshk dhe një koperativë peshkimi në perspektivë. Nëpërmjet pyllëzimit do të siguronim edhe një lëndë drusore të klasit të parë, etj. Natyrisht, në këtë partneritet publik-privat, ato që do të fitonin do të ishin ministritë, e jo ministrat që duhet të merren me politika të një lloji tjetër, përveç atij të emërimeve qoftë edhe të një mësuesi në çdo cep të vendit.

Në planin investues njëmiliardësh, idetë e hedhura më sipër nuk kërkojnë lekë nga privati, që për mendjen time është sot në pozitë më të dobët nga vetë shteti në më të shumtën e rasteve. Flitet për të bërë një politikë partneriteti publik-privat, ku shteti fiton jo duke kërkuar para, por duke mobilizuar ide.

Siç e thashë edhe më sipër, zanati im nuk është kalkulimi deri në detaj i ideve të tilla, por lutja për të mobilizuar njerëz, apo qoftë edhe shtetin, nëpërmjet ministrive, për të krjuar mekanizma, ku ai nëpërmjet këtyre të fundit, fiton dhe realizon njeherësh objektiva të ndryshme. Unë lutem të mi falin gabimet dhe siç thuhet në librin “Njeriu që qesh” të Viktor Hygoit, them edhe unë: Kush i ka veshët të mëdhenj, do të dëgjojë shumë marrëzira; e kush i ka të vegjël, do t’i dhembin ata”./Konica.al/

Next Post
Zbulohet skandali që mund ta rrëzojë Qeverinë e Suedisë, lidhur me rrjedhjen e të dhënave

Zbulohet skandali që mund ta rrëzojë Qeverinë e Suedisë, lidhur me rrjedhjen e të dhënave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com