• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

by Kreshnik Spahiu
29/03/2019 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Pas sagës 2 mujore të protestave, çdo kush e ka harruar kauzën fillestare si dhe arsyen pse e filluan “Revolucionin” që do sillte ndryshimin.

Jo se PD dhe LSI duan të harrojnë kauzën, por sepse skandalet mbivendosën njëra-tjetrën dhe amerikanët iu përgjigjën Lulzim Bashës flak për flak me të njëjtën monedhë akuzave te ngritura nga opozita e bashkuar.

Tanimë totalisht i pabesueshëm për ndërkombëtarët, Lulzim Basha kaloi kufijtë e besëprerjes përtej oqeanit Atlantik. Ai prishi premtimim dhe marrveshjen që kishte me departamentin amerikan të shtetit që nga muaji Maj 2017, kur ai nënshkroi se do njihte çdo rezultat zgjedhjesh në saj të marrëveshjes që i dha gjysmën e qeverisë, pra qeverinë teknike që të kontrrollonte policinë, drejtësinë dhe sistemin zgjedhor!

Sot, dy vite më pas amerikanët u ndjenë të prerë në besë nga Lulzim Basha i cili e ka bërë zakon të tradhtoj çdo partneritet, jo se është mashtrues i lindur por se timonin e partisë de facto e ka Sali Berisha dhe e nxjerr bllof Bashën në çdo marrëveshje apo pakt.

Një mëngjes Janari, Luli u zgjua në zyrën e Berishës dhe mori urdhërin e djegies së mandateve, por për këtë aksion vetë-vrasës duhej një kauz apo alibi për tu justifikuar në oponionin brenda dhe jashtë vendit.

Në Tiranë nuk gjetën asnjë arsye se pse kishin humbur me 300.000 vota dhe filluan të kërkonin nëpër provinca e fshatra.

Rastësisht zbulojnë disa kaseta përgjimi të Kryetarit të Bashkisë Durrës që si çdo kryetar Bashkie sot, kanë miq e shok të fortët dhe halabakët e “fshatit”.

Pa u zgjatur dhe pa futur në detaje, u gjetën përgjime që dy ish të burgosur u kishin dhënë lekë dy familjeve për vota. Nuk po merrem me detaji. E shifrës 50 apo 100 euro, pasi ende nuk dihet sa është shuma e shpenzuar dhe numri i votave të blera por që të jem i paanshëm në këtë analizë po i bëj qefin demokratve dhe po supozoj që bandat e Dakos blen 1 milion euro vota….

Me këtë dosje Lulzim Basha trokiti në dyert e ambasadës amerikane dhe të BE duke uluritur që paratë e krimit kanë manipuluar zgjedhjet!

Në këtë moment amerikanēt e panë të habitur moralistin Lulzim Basha dhe i thanë: “Ore djal i mirë 1 milion euro nuk ndryshojnë rezultatin 72% PS me 28%PD sepse është një diferencë prej 400.000 votash. Nuk mund të akuzosh që gjysma e popullit shqiptar qenka blerë me para”, së dyti policinë, drejtësinë dhe komisionet e zgjedhjeve i komandonin teknikët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017.

Me fletën e refuzimit në xhep nga ndërkombëtarët, Lulzim Basha kthehet te Berisha, të cilit sapo u ishte refuzuar familjarisht viza amerikane, e ishte në panik se amerikanët po përgatisin SPAK për hapje dosjesh.

I zënë ngusht në këtë situatë Sali Berisha reagoi fort dhe mori vendimin radikal të djegies së mandateve si kundërpērgjigje ndaj diplomacisë amerikane për ti treguar se nëse avancojnë, ai ka aq njerëz sa mund të destabilizoj Shqipërinë.

Më pas organizuan protestën e 17 Shkurtit ku tentuan të hynin në kryeministri dhe shkaktonin konflikt.

Amerikanve nuk u ngeli armë tjetër, por të nesërmen nxorën menjëherë faturat 1.175.000 USD të Lulzim Bashës që kishte paguar në Washington.

Nga ajo ditë përgjimet e Vangjush Dakos u harruan për disa arsye:

1- Juridikisht përdorimi i 1 milion eurove pa u deklaruar në zgjedhje quhet krim pavarësisht se ku i përdor në Durrës apo Washington

2- Burimet e parave në këto raste konsiderohen të paligjshme pavarësisht se kush ti jep, një rus, një durrsak, një biznesmen, një kriminel apo i ke nga tenderat që ke vjedhur në të shkuarën.

3- Manipulim zgjedhjesh quhet si të japësh një thes miell për votë, 50 euro një katundari për votën familjare, ashtu dhe 1.175.000 USD Trumpit për një foto që mashtrosh miletin në fushatë! Kjo vlen qoftë për Bashën apo Edi Ramën.

4- Krim quhet kur 1 milion euro i konsideron si 10 euro dhe shtiresh sikur nuk mban mend burimin kush ti ka dhënë, kushdo qoftë ai, ish i burgosur apo oligark, band shqiptare apo ruse, biznesmen nga Shijaku apo nga Moska.

Kur je në opozitë është me e rëndë të shpenzosh 1 milion euro lobim se kur je në pushtet, se konsiderohesh që ske aspak burime mbësntetëse.

Për të gjitha këto nuk kishte si amerikanët të pranonin kauzën sublime të vjedhjes së votës të ngritur nga vetë hajduti.

Jo, Lulzim Basha e ka moralin zero që ti prij një revolucioni për mbrojtjen e votës së lirë sepse 1 milion eurot që ai donte të blinte “simpatinë” e Washingtonit janë po aq të pista sa 50 eurot që Vangjush Dako ju shpërndau disa fshatarve të varfër.

Çudirat shqiptare vazhdojnë sepse 50 euro quhet krim dhe korrupsion, ndërsa 1 milion euro ende konsiderohen “qokë” apo dhuratë.

Next Post
“21 Janari” do të rihetohet. Strasburgu zgjidh me marrëveshje padinë e familjarëve të viktimave

“21 Janari” do të rihetohet. Strasburgu zgjidh me marrëveshje padinë e familjarëve të viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In