• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë liderët me më shumë ndjekës në rrjetet sociale

by A R
30/01/2017 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për të njoftuar politikat që ndjekin dhe për të përcjellë mesazhet e tyre. Kompania globale Burson-Marsteller për marrëdhëniet me publikun e cila ndodhet me qendër në New York ka kryer një kërkim për vitin 2016 i cili përcakton se sa masovikisht e përdorin liderët botërorë dhe qeveritë rrjetin social Twitter.

Sipas studimit ku janë analizuar 793 llogari qeveritare të cilat ndodhen në 173 vende, bëhet e ditur se në 90 përqind të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ndodhen llogari të Twitter-it. Ndër të tjera njoftohet se këto llogari kanë 324 milionë ndjekës, ndërsa zyrtarët e 20 vendeve në Afrikë dhe Paqësor nuk kanë prani në Twitter.

Sipas studimit, personi i cili ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-presidenti amerikan Barakc Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump. Llogaria @BarackObama të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona.

Shumica e publikimeve të Obamës bëhen nga ndihmësit e tij, ku nga mbi 15 milionë tweet të publikuara nga llogaria vetëm shumë pak i përkasin Obamës.

Ndërsa kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka tërhequr vëmendjen se është i dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter pas Obamës. Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

Në vendin e tretë renditet Narendra Modi, i cili është kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, gjithashtu tërheq vëmendjen me performancën e tij në Twitter. Trump i cili radhitet i katërti në mesin e liderëve me afërsisht 24 milionë ndjekës përdor shumë shpesh këtë rrjet social.

Pavarësisht se Trump është shprehur se “Unë nuk pëlqej të publikoj tweet-e, kam punë të tjera për të bërë”, ai vazhdon të japë përgjigje nga Twitter-i kundër pretendimeve rreth tij shkruan BW. Gjithashtu dihet se publikimet me kritika të liderit të ri amerikan kanë shkaktuar rënien e aksioneve të disa kompanive në bursë.

Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë është një nga llogaritë që ka një numër të madh të ndjekësve. Kjo llogari e cila pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump ndiqet nga mbi 14 milionë persona./a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

“Edi Rama dhe Ilir Meta janë të paaftë për t'u turpëruar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In