• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush janë ‘kokat’ e grupit të kokainës në Durrës, aksione në peshkim, ndërtim dhe pika karburanti

by A R
26/01/2023 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK dhe autoritetet italiane goditën një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Nga 43 urdhër arreste nga Prokuroria e Bergamos, 21 u ekzekutuan në Shqipëri. Të arrestuarit janë kryesisht nga Durrësi e Tirana dhe akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Një nga kokat e bandës së kokainës ishte Emirjan Beu, një emër i njohur për autoritet shqiptare. Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Dorian Beu, djali i xhaxhait i Emirjanit. Të dy këta të arrestuar nga SPAK, janë nipat e një personazhi të fuqishëm në zonën e Durrësit me inicialet L.H. Dorian Beu rezulton të jetë aksioner me 10% në kompaninë e peshkimit, “ORGANIZATA E MENAXHIMIT TE PORTIT TE PESHKIMIT DURRES- OMPD SHPK”. Në këtë kompani është aksioner dhe Qemal Beu alias (Mali) babai i Emirjan Beut, i cili rezulton me 10 për qind të aksioneve. Mes emrave në këtë kompani është dhe Syrja Tola, i arrestuar sot nga SPAK, për trafik ndërkombëtar droge.

Në pranga ka rënë edhe Dhimitër Nina, nga Durrës i cili rezulton njëri nga pronarët e kompanisë “SPLENDID GROUP” dhe “SE&NI” në Durrës.

Dy bosat e tjerë të bandës së kokainës Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago dhe Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, po ashtu rezultojnë që janë njerëz të afërm të L.H.

Nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike, grupi siguronte të ardhura financiare të shumta, ku një pjesë e tyre janë investuar në Shqipëri, në biznese të ndryshme, si industirnë e peshkimit dhe ndërtimit. Bizneset kryesisht janë regjistruar me emra të familjarëve si motra, babai, nëna si e deri tek emrat të shokëve.

Kështu Florida Beu, motra e Emirjan Beut, menaxhon së bashku me vëllain e saj, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”. Florida Beu u fut aksionere në kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes dhe në qershorh 2021 u bë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës. Ajo i bleru aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka, për vetëm 250 mijë lekë të vjetra. Motra e Emirjan Beut u bë aksione e kësaj kompanie që aktualisht e zotëron së bashku me vëllain e saj.

30-vjeçarja, e cila u dënuar me 10 muaj burg, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. Karburanti quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit dhe në këtë kompani Florida ka 50% të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kompania në fjalë është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit.

Nga vitit 2028 Florida Beu punon edhe si avokate në qytetin e Durrësit, pasi ushtron aktivitet tregtar në një zyrë, përballë prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit. Po ashtu rezulton se Florida Beu është pronare edhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit. Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu.

/shqiptarja.com/ a.r

Next Post
“Paradite i shërben NATO-s, pasdite shtëpisë së barit”/ Bardhi për Majorin e arrestuar në Holandë: MM dhe SHISH dështuan

Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi që në nisje! Nuk i bindi dot as njerëzit e Berishës

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Cfare ka ktu me u habit,beni sikure nuke jetoni ne Shqipri,e kuptoni apo beni sikur nuke kuptoni.Ne vendin tone eshte cdo gje jashte kontrodhit,te gjitha bandat kriminale jane nen komanden e te quajtures qeveri qe komandohet nga k/hajduti i edvin krimineli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com