UASHINGTON- Anijet luftarake dhe avionët e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar lëshuan valë raketash ndaj rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen herët të premten në Sanaa. Ata përmbyllën javë të tëra paralajmërimesh për grupin të cilit i kishin kërkuar të ndërpriste sulmet me dron dhe raketa kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq ose do të përballeshin me pasoja të rënda.
Më parë, SHBA-të nuk kishin ishin kundërpërgjigjur. Por të martën, u shënua sulmi më i ashpër nga rebelët Houthi, të cilët lëshuan 18 dronë sulmues, raketa lundrimi dhe një raketë balistike kundër anijeve tregtare ndërkombëtare dhe anije luftarake në Detin e Kuq.
Ndërsa anijet dhe avionët ushtarakë të SHBA-së dhe partnerëve që tani mbrojnë rrugët ujore ishin në gjendje të shmangnin sulmin e së martës, qëllimi dhe ashpërsia e sulmit solli dënimin ndërkombëtar, raporton Vizion Plus.
Si kundërpërgjigje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe goditën e raketat, radarët dhe dronët Houthi për të degraduar aftësinë e grupit për të kryer më shumë sulme si ai i së martës.
Në përgjigje të sulmeve, të cilat ndodhën në Jemen në orët e para të mëngjesit të së premtes, grupi rebel tashmë është zotuar të hakmerret. Më vonë gjatë ditës, Houthi-t thanë se sulmet vranë pesë nga forcat e tyre dhe plagosën gjashtë të tjerë.
Rebelët Houthi u larguan nga bastioni i tyre verior në Jemen dhe pushtuan kryeqytetin, Sanaa, në vitin 2014, duke nisur një luftë të ashpër. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në vitin 2015 në përpjekje për të rivendosur në pushtet qeverinë e Jemenit në mërgim, të njohur ndërkombëtarisht.
Vite luftimesh të përgjakshme dhe të pasigurta kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite pasuan ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, duke shkaktuar uri dhe mjerim të gjerë në Jemen, vendin më të varfër të botës arabe.
Lufta ka vrarë më shumë se 150,000 njerëz, duke përfshirë luftëtarë dhe civilë, dhe ka krijuar një nga fatkeqësitë më të rënda humanitare në botë, duke vrarë dhjetëra mijëra të tjerë.
Një armëpushim që teknikisht përfundoi më shumë se një vit më parë është ende duke u respektuar në masë të madhe. Arabia Saudite dhe rebelët kanë bërë disa shkëmbime të burgosurish dhe një delegacion Houthi u ftua në bisedimet e nivelit të lartë të paqes në Riad. Ndërsa ata raportuan “rezultate pozitive”, ende nuk ka paqe të përhershme, raporton Vizion Plus.
Huthët kanë shënjestruar në mënyrë sporadike anijet në rajon me kalimin e kohës, por sulmet janë shtuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe janë rritur pas një shpërthimi më 17 tetor në një spital në Gaza, duke vrarë dhe plagosur shumë persona.
Ai shpërthim spitali shënoi fillimin e një fushate intensive militante kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri, dhe në shumë anije tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq. Sulmet kanë dëmtuar anijet tregtare dhe kanë detyruar kompanitë ndërkombëtare të anijeve të devijojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë.
Që nga e enjtja, Houthit kishin nisur 27 sulme të ndryshme ndaj anijeve që kalonin tranzit në Detin e Kuq Jugor, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder në një konferencë shtypi të Pentagonit.
Zëdhënësi ushtarak i Houthi, Gjenerali Yahya Saree ka thënë se grupi dëshiron të “parandalojë anijet izraelite që të lundrojnë në Detin e Kuq (dhe Gjirin e Adenit) derisa të ndalojë agresioni izraelit kundër vëllezërve tanë të palëkundur në Rripin e Gazës”.
Por pak nga anijet e synuara kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me Izraelin. Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar se Houthi-t nuk kanë shënjestruar teknikisht anijet apo forcat ushtarake amerikane.
Në përgjigje të sulmeve, muajin e kaluar Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi Operacionin Prosperity Guardian, ku SHBA dhe më shumë se 20 vende të tjera kanë krijuar një ombrellë mbrojtëse për anijet tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq.
Deri më sot, Operacioni Prosperity Guardian ka ndihmuar më shumë se 1500 anije tregtare të kalojnë në mënyrë të sigurtë në Detin e Kuq.
Ndërsa SHBA-ja ka kryer sulme ajrore ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri që kanë shënjestruar trupat amerikane në 130 sulme të ndryshme që nga 17 tetori, deri të enjten ushtria nuk ishte kundërpërgjigjur ende kundër Houthis.
Ky ngurrim pasqyron ndjeshmëritë politike dhe rrjedh kryesisht nga shqetësimet më të gjera të administratës së Bidenit për ndërprerjen e armëpushimit të lëkundur në Jemen dhe nxitjen e një konflikti më të gjerë në rajon. Shtëpia e Bardhë dëshiron të ruajë armëpushimin dhe është e kujdesshme për të ndërmarrë veprime që mund të hapin një front tjetër lufte.
Milicitë e mbështetura nga Irani kanë lëshuar dronë, dhe raketa balistike me rreze të afërt në bazat në Irak 53 herë dhe në Siri 77 herë. Dhjetra trupa kanë pësuar lëndime si pasojë e sulmeve, në shumë raste lëndime traumatike të trurit.
SHBA është kundërpërgjigjur me sulme ajrore disa herë në Siri që nga 17 tetori, duke synuar depot e armëve dhe objektet e tjera të lidhura drejtpërdrejt me Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicitë. Dhe goditi shumë vende në Irak në fund të muajit të kaluar pasi një grup milicie për herë të parë qëlloi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi ndaj forcave amerikane në bazën ajrore Al-Asad.
Në të njëjtën kohë, SHBA ka thënë vazhdimisht se dëshiron të mbrojë lundrimin e lirë në dete. Por veprimet Houthi kanë shtyrë Konstruktin Ndërkombëtar të Sigurisë Detare të lëshojë një paralajmërim për anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq dhe Bab el-Mandeb. Ai thotë se anijet duhet të zgjedhin rrugë sa më larg ujërave të Jemenit, të udhëtojnë natën dhe të mos ndalojnë, sepse kjo i bën ato një objektiv më të lehtë.
Administrata Biden ka folur me këmbëngulje për nevojën për të shmangur përshkallëzimin e luftës Izrael-Hamas në një konflikt më të gjerë rajonal. Deri më tani, sulmet ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri nuk e kanë zgjeruar konfliktin, tha Ryder.
Nuk është e qartë nëse sulmet e synuara kundër depove të armëve Houthi ose vendeve të ngjashme, të cilat gjithashtu kanë mbështetjen iraniane, do të kalonin një vijë dhe do të shkaktonin një luftë më të gjerë.
“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë për një mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur transportin tregtar që kalon nëpër atë rajon, dhe në të njëjtën kohë duke u siguruar që të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur forcat tona”, tha Ryder.
/a.r