Aksidenti tragjik i basketbollistit Kobe Bryen-t bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Bryen-t ka tronditur botën e sportit dhe të ekranit po ashtu.
Helikopteri i tyre u rrëzua dhe mori flakë, duke marrë jetën e 9 personave që ishin në bord. Shumë sportistë nga e gjithë bota, basketbollistët që kanë luajtur me të dhe njerëz të artit, muzikës e kinematografisë janë solidarizuar duke bërë homazhe dhe dedikime për legjenden e basketbollit.
Por kush ishin 7 personat e tjerë që udhëtonin bashkë me Kobe-n dhe Gianna-n?

Ara Zobayan i cili është piloti i helikopterit. Ai bashkë me 8 personat e tjerë kanë humbur jetën dje. Ata po fluturonin për në Thousand Oaks, California, dje në mëngjes për një lojë basketbolli, ku Gianna pritej të luante dhe Bryan-t si trajner.

Trajneri i bejsbollit të Orange Coast College (OCC) John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza, Alyssa.

Gianna dhe Alyssa ishin shoqe skuadre në Akademinë Mamba, dhe shpesh udhëtonin me njëra-tjetrën kur kishin ndeshje. Një prej viktimave është edhe Christina Mauser, asistente e trajnerit të basketbollit për vajza, në një shkollë private K-8 në Orange County.

Sarah Chester dhe vajza e saj, Payton, ishin gjithashtu pasagjere në helikopter, sipas një postimi në Facebook nga Todd Schmidt, drejtori në Shkollën Fillore Harbour View, ku kishte studiuar Payton.












