• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë 23 rojet zvicerane besnikë të Papës, ushtria më e vogël në botë

by Aalison Pearse Stevens
07/05/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DOSSIER/ 6 maji është dita më e rëndësishme për Rojen Zvicerane, sepse në këtë datë rekrutët e rinj betohen përpara Papa Françeskut. Dhe kështu ndodhi edhe dje, ku 23 rekrutë të rinj të Rojes Zvicerane në Oborrin e Shën Damasit të Pallatit Apostolik. Me këtë rast sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kremtoi Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit.  Më pas, ceremonia e përkujtimit të të rënëve dhe dorëzimi i dekoratave u bë në Oborrin e Nderit të Lagjes zvicerane. Në një foto, botuar në faqen e internetit “Franciscus” të istagram, Papa shkruan “Të dashura Roje zvicerane, mos harroni se Zoti ecën me ju”. Me këtë rast ia vlen një histori e shkurtër e Rojesë Zvicerane që është ushtria më e vogël e botës.

Pakëz histori

Grupi i parë me 150 roje zvicerane mbërriti në Romë në vitin 1506. Hyri nga Porta del Popolo e, që aty, në Vatikan, ku u bekua nga Papa Juli II. Marrëveshja për rojet zvicerane qe nënshkruar që në vitin 1497, nga Papa Siksti IV dhe Konfederata e Zvicrës. Me këtë rast Papa ndërtoi për Rojet kazermat, si dhe një kishë të vogël, atë të Shën Pelegrinit, edhe sot e kësaj dite në Rrugën e Pelegrinit apo të shtegtarit, në qytetin e Vatikanit.

Arma e Rojes Zvicerane Papnore shkroi një faqe të lumnueshme të historisë së saj më 6 maj 1527, me flijimin e 147 ushtarëve, rënë gjatë “Plaçkitjes së Romës” nga Lancikenekët, mercenarë gjermanë të kohës së Rilindjes. Ranë për të mbrojtur Papën Klementi VII. Në këtë datë, që përkujtohet çdo vit, bëjnë betimin solemn rojet e reja zvicerane, ceremoni shumëngjyrëshe, e ndjekur fort edhe në botë, për natyrën e saj krejt të posaçme festive.

Kujtuam vetëm një ngjarje të madhe, në jetën e Rojeve. Por ata, gjatë shërbimit në shekuj, morën pjesë edhe në beteja të tjera, gjithnjë në mbrojtje të Papëve e të Selisë Apostolike. Ndërsa sot ruajnë vetëm hyrjet në Shtetin e Vatikanit, në muzetë dhe institutet e rëndësishme të Selisë së Shenjtë, të armatosur thjesht me alabarda. Është fjala për një armë të bardhë, një lloj sopate me teh e majë të mprehtë, montuar mbi një shtizë të gjatë. Alabarda është armë simbolike e kohëve të kaluara. Për vizitorët e Vatikanit rojet zvicerane, që flasin gjuhët kryesore të botës, kanë gati një armë tjetër, që të çarmatos menjëherë: buzëqeshjen dhe mirësjelljen. Alabarda plotëson veshjen, ku shkrihen harmonikisht ngjyra blu, e kuqja e portokalli. Ky kostum, tejet i çuditshëm, por edhe tërheqës për kohët tona, mendohet të jetë skicuar nga Mikelanxhelo i madh.

Mund të shërbejë si roje zvicerane çdo mashkull me nënshtetësi zvicerane, katolik, i moshës 18-30 vjeç, i gjatë jo më pak se 174 cm, i pamartuar, i pajisur me çertifikatë për aftësitë profesionale, ose me diplomë të shkollës së mesme, që ka kryer me nder shërbimin ushtarak në Zvicër. Mund të jenë të martuar vetëm ushtarakët me grada më të larta. (Burimi: Swpapissinfo dhe RV) m.a

 

 

 

 

 

 

Next Post

Si do të ishte Donald Trump si “Drejtor Ekzekutiv” i Amerikës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In