• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë 15 qytetet më të ‘zjarrta’ të futbollit

by A R
24/04/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njerëzit flasin në çdo kohë se cili klub dhe cilat liga janë më të mirat në botë e po ashtu flasin edhe se në cilin vend është më mirë për të jetuar. Ne sot po iu sjellim qytetet që kanë ndikim më shumë në futboll. Në këtë listë hyjnë ata qytete që kanë më shumë se një ekip të tyre, dhe nga fama e ekipeve të tyre, po ashtu edhe rivaliteti mes tifozerive ndërqytetase është një ndër kriteret e kësaj liste. Vendin e parë në këtë renditje e mban Londra, qytet i cili ka plot 13 skuadra, ku pesë prej tyre janë shumë të famshme. Më pas vjen Milano, dhe sërish një qytet tjetër anglez shkruan KJ.

1. Londra (Angli) – Kjo mbase nuk ka dyshim, me tri top skuadra të cilat garojnë në garat Evropiane të cilat prezantojnë futbollin e ligës më elite aktualisht në botë. Londra ka 13 skuadra që të luajnë nëpër ligat e Anglisë ku pesë prej tyre bëjnë pjesë në Premierligë. Arsenal, Chelsea, Tottenham, Fulham dhe West Ham United. Tre të parat janë tashmë super skuadra që kanë ndikim jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.

2. Milano (Itali) – Milan dhe Inter (dhe Juventus) janë ndër skuadrat më të mira në Itali dhe në Europë. Duke qenë se këto dy ekipi janë me shumë emër në arenën futbollistike, Milano pa dyshim që e meriton vendin e dytë në këtë listë. Sepse nëse për disa njerëz Milano, është kryeqyteti i modës, miliona të tjerë në tërë botën e njohin Milanon si qytetin e Interit dhe të Milanit.

3. Manchester (Angli) – Me përmirësimet e mëdha që ka bërë Manchester City gjatë viteve të fundit, nuk janë kthyer vetëm “fqinjët e zhurmshëm” Manchester United, por edhe një ndër skuadrat më të frikshme në botë. E më pas ky qytet ka edhe ekipin simbol të Anglisë, Manchester United. Në këtë mënyrë një tjetër qytet anglez renditet në podin e nderit të kësaj renditje.

4. Barcelona (Spanjë) – Shtëpia e asaj që shumë njerëz e konsiderojnë të jetë skuadra më e mirë në botë. Barcelona virtualisht është në gjendje që të qëndroj në këtë listë si skuadër e vetme por aty është edhe Espanyoli e cila është një skuadër serioze në La Liga. Dhe pse Espanyoli nuk ka emër të madh, Barcelona ka emër në tërë botën. Do të ishte krim që Barcelona të mbetej jashtë kësaj liste.

5. Madrid (Spanjë) – Edhe njëherë me radhë Real Madridi dështoi që të mposhtë rivalët e përbetuar Barcelonën. Sidoqoftë vendi i dytë në La Liga nuk është pak dhe tashmë me Carlo Ancelottin, ekipi mbretëror kërkon Championsin numër 10. Por gjithashtu në këtë qytet ka edhe një tjetër skuadër të famshme, si Atletico Madrid që tashmë është bërë një rival i fortë e Barçës dhe Realit të Spanjë.
6. Torino
Juventusi është skuadra më e famshme dhe më e titulluar në Itali. Dhe Torino edhe pse është një qytet modern dhe industrial në botë njihet vetëm prej Juventusit. Ekipi legjendar italian nuk ka tifozë vetëm në Itali, por në tërë botën. Por ky qytet ka edhe një skuadër tjetër, Torinon. Kjo e fundit tashmë lufton për të mos rënë nga Seria A, por në vitet ’50-të bënte ligjin në Europë.

7. Stamboll (Turqi) – Stambolli është njëri nga qytetet më të zjarrta të futbollit në Evropë ku tri skuadrat më të mira të ligës turke janë nga ky qyte. Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce sa herë që takohen mes tyre krijojnë atmosferë për tu mbajtur mend. Stambolli hyn edhe në qytetet me ultrasit më të zjarrtë në botë.

8. Athina – Është shtëpia e tri skuadrave më të mëdha në Superligën greke, Panathinaikos, Olympiacos dhe A.E.K të Athinës. Vërtet këto tre skuadra nuk kanë dhe aq famë në Europë, por shkoni njëherë në stadium kur zhvillohen derbet mes tyre dhe do të ngeleni gojë hapur.

9. Roma (Itali) – Roma është një qytet i cili ka pritur kampionatin botëror dy herë dhe mund të mburret se ka pasur më së shumti talente në një stadium, stadiumin Olimpiko e cila është shtëpia e dy skuadrave të cilat krijojnë një ndër derbit më të mëdhenj në Itali, Roma dhe Lazio.

10. Buenos Aires (Argjentinë) – Buenos Aires ka 24 skuadra ku gjashtë prej tyre garojnë në Primera Divizon. Më të njohurat janë Boca Juniors prej të cilës kanë dal futbollist si Maradona, Riquelme e Carlos Tevez. Pastaj aty është edhe River Plate, Velez Sarsfield, San Lorenzo, Argentinos Juniors e Huracan.

11. Lisbona (Portugali) – Një nga ligat më të nënçmuara në Evropë është Primeira Liga e Portugalisë dhe gjërat që kanë bërë dy skuadrat e Lisbonës në atë ligë bëjnë që ky qytet të radhitet në Top 15. Benfica si dhe Sporting Lisbon e cila gjithmonë ka qenë skuadër shumë serioze në Portugali dhe në Europë. Duke mos harruar që kanë fituar edhe trofe europianë

12. Rio de Janeiro (Brazil) – Kush mund të harroj organizatorët e Kampionatit botëror 2014. Përveç faktit se është shtëpia e stadiumit të mrekullueshëm Maracana, Rio është shtëpia edhe e katër skuadrave të cilat garojnë në Seria A. Kampionit aktual Flumines, Botafogo, Vasco da Gama dhe Flamengo.

13. Glasgow (Skoci) – Përkundër gjithë kritikave ndaj Ligës së Skocisë, Glasgow është vendi i dy skuadrave më të mira të këtij shteti të cilat prodhojnë një ndër derbit më interesant në Evropë. Rangers dhe Celtics i japin spektakël botës jo vetëm për rivalitetin historik mes tyre, por dhe për mënyrën se si mbështetet skuadra e zemrës.

14. Liverpool (Angli) – Edhe pse kanë një histori të madhe të futbollit ka disa vite që skuadrat nga Liverpooli nuk po tregojnë aq shumë andaj janë edhe kaq poshtë në renditje. Sidoqoftë është shtëpia e njërës nga skuadrat më të suksesshme në Angli dhe në Europë, Liverpool dhe skuadrës solide Everton.

15. Moska (Rusi) – Edhe pse jo tradicionalisht nuk është konsideruar si një qytet i futbollit Premierliga ruse megjithatë nuk është një ligë e dobët dhe Moska është shtëpia e katër skuadrave më të mira të ligës. Po ashtu ky qytet do të jetë mikpritës edhe i botërorit 2018. CSKA Moska, Spartak Moska, Lokomotiva e Moskës dhe Dinamo Moska janë zemra e këtij qyteti./a.m.

Next Post
FOTO/ Kush është polici që u vetëvra brenda komisariatit

Detaje të reja, si u gjet nga kolegët polici i vetëvrarë brenda komisariatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In