• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush ishte Zhak Shirak, francezi që i tha “JO” luftës në Irak

by A R
26/09/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Jacques Chirac, “një luan i politikës franceze”, ai që i tha “jo” luftës në Irak, në vitin 2003, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Jacques Chirac ishte një nga figurat e mëdha të së djathtës franceze, jetëgjatësia e të cilit në politikë, mes suksesesh të shkëlqyera dhe dështimesh të hidhura, tregoi se kishte një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rimëkëmbur.

Emri i tij u përfshi gjithashtu në shumë çeshtje gjyqësore dhe ai u bë presidenti i parë francez që u dënua nga drejtësia, në vitin 2011, për punësime fiktive.

“Presidenti Jacques Chirac u shua sot në mëngjes në gjirin e familjes së tij”, njoftoi bashkëshorti i Claude, vajzës së ish-presidentit.

Asambleja Kombëtare Franceze, si edhe Senati  mbajtën një minutë heshtje u sapo vdekja e tij u njoftua gjatë seancës.

Reagimi i liderëve botërorë ishte i menjëhershëm, disa duke kujtuar plot emocion miqësinë e tyre me atë që e drejtoi Francën për 12 vjet, nga 1995 deri në 2007.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shumë e trishtuar, i dha lamtumirën “një partneri dhe miku të mrekullueshëm”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi një drejtues “të mençur dhe me vizion”.

Kryeministri libanez, Saad Hariri, që ishte një mik i tij, e cilësoi ish-kreun e shtetit si “një prej njerëzve më të shquar të Francës”.

I prekur dhe i hidhëruar, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e quajti “burrë të shquar shteti dhe mik të shtrenjtë”, ndërsa Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll, e vlerësoi si “një udhëheqës që la gjurmë në politikën europiane”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi si një “udhëheqës të jashtëzakonshëm që i dha formë të ardhmes së Francës”.

Në Francë, ish-presidenti Nicolas Sarkozy shprehu trishtimin e tij të thellë, duke thënë: “Ai nuk bëri lëshime sa i përket pavarësisë sonë dhe, në të njëjtën kohë, nga angazhimi i tij i thellë si europian”.

“Shtëpia jonë po digjet!”

“Na u shua një luan i politikës franceze”, tha ish-kryeministri, François Fillon.

Jacques Chirac, që gjatë viteve të fundit nuk shfaqej më në publik, ka qenë dy herë kryeministër, tri herë kryebashkiak i Parisit, themelues dhe lider partie dhe ministër në mënyrë të përsëritur.

Padyshim, ai do të mbetet në histori si presidenti francez, që, në vitin 2003, refuzoi të merrte pjesë në luftën e Irakut, kërkuar nga SHBA-ja. Ministri i tij i Punëve të Jashtme, Dominique de Villepin, drejtoi betejën diplomatike në Kombet e Bashkuara, duke e kundërshtuar luftën në emër të një shteti të vjetër, Francës, në emër të një kontinenti të vjetër, Europës, që kanë njohur luftra, pushtime e barbarizma.

Brenda vendit, mandatet e tij si president do të shenjohen nga heqja e rekrutimit ushtarak, njohja e përgjegjësisë së shtetit francez në krimet naziste, kalimi i mandatit të presidencës në pesë vite dhe thirrja e tij alarmuese “Shtëpia jonë po digjet!”, gjatë Samitit për Tokën, në vitin 2002, përballë shkatërrimit të mjedisit në botë.

Jacques Chirac arriti të pushtonte presidencën franceze, ëndrra e jetës për këtë njeri të veçantë, në vitin 1995, pas dy humbjesh përballë socialistit Françoi Mitterrand (1981 dhe 1988).

Në vitin 2007, i sfilitur nga një goditje cerebrale, që i ndodhi dy vjet më parë, ai triumfoi ndaj Nicolas Sarkozy, marrëdhëniet me të cilin qenë përkeqësuar vitet e fundit.

Humbje kujtese, mungesa, shurdhëri: Jacques Chirac do të shfaqet gjithnjë e më pak në publik.

Veçanërisht popullor, që kur la pushtetin, Jacques Chirac ka pësuar edhe dështime të hidhura. Në vitin 1988, kur pësoi humbje të thellë kundrejt François Mitterrand, bashkëshortja e tij u dëshpërua sepse “francezët nuk e donin më bashkëshortin e saj”.

Ai pati gjithashtu edhe probleme gjyqësore, pas tërheqjes së tij nga politika. Në vitin 2011, ai u bë i pari ish-president i dënuar penalisht, në Francë, me dy vite burg me pezullim të dënimit, për punësime fiktive në Bashkinë e Parisit.

Pas largimit nga presidenca franceze, Jacques Chirac jetoi në Paris, me bashkëshorten e tij, Bernadette.

Ai kishte dy vajza, Laurence, anoreksike që në rini, e cila vdiq në prill të vitit 2016, dhe Claude, që ishte këshilltarja e tij për komunikimin.

(Nga Paul Aubriat dhe Frédéric Dumoulin)

Next Post
Rama takohet me Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri

Rama takohet me Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

December 20, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shpërthimi me tritol në Vlorë, policia zbardh ngjarjen pas 3 javësh/Arrestohen babë e bir

December 20, 2025
Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

December 20, 2025
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë

December 20, 2025
Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

December 20, 2025
Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

December 20, 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

December 20, 2025
VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

December 20, 2025
30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

December 20, 2025
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In