• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kush ishte agjenti shqiptar i FBI-së, që u nda papritur nga jeta, suksesi që arriti në Shqipëri

by Java News
30/03/2018 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte 39 vjeç dhe mund të quhet pa frikë një nga shqiptarët që na ka bërë krenarë. Hamdi Kosturi, kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, Kosturi ja arriti të merrte pasaportën dhe më tej të futet në FBI.

Pak kohë kaloi ai u bë agjent special, dhe rreth dy javë më parë, publiku shqiptar e pa teksa ishte radhitur përkrahë njerëzve që hetuan dhe zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Por një javë pas këtij operacioni mjaft të suksesshëm, 39-vjeçari Hamdi Kosturi është ndarë nga jeta. Express mëson se ai ka pësuar infarkt në shtëpinë ku jeton në Tiranë.

Ai ishte me origjinë nga Fushë-Kruja. Një hetues mjaft i zotë që koordinoi punën mes policinë shqiptare dhe që solli finalizimin me sukses të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”.

Dje në ambjentet e Policisë së Shtetit mbërriti edhe ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, i cili mori pjesë në një ceremoni kortezie në nder të agejntit special shqiptar. Të pranishëm ishin drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.

Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën). Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.

Gjithashtu në këtë megaoperacion, u arrestuan edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Next Post
Ujësjellësi/ Batërdia 21 mln euro “Made in LSI”, Gjiknuri çon në prokurori 3 ish zyrtarë!

Ujësjellësi/ Batërdia 21 mln euro "Made in LSI", Gjiknuri çon në prokurori 3 ish zyrtarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In