• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush ishin 9 gjenitë e fushës së betejës dhe mësimet që na japin ata për luftën

by Java News
22/09/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush ishin 9 gjenitë e fushës së betejës dhe mësimet që na japin ata për luftën

1- Sun Tzu (544 p.K.-496 p.K)

sun-tzuPërvoja: Sun Tzu është një gjeneral kinez, i cili me siguri ka jetuar në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë pas luftës, sa ka shkruar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë. Ky libër i hershëm është kthyer në manualin e shumë prej taktikave të luftës moderne.

Mësimet: Këshillat e “Arti i luftës” për manovrimin e ushtrive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedong deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm.

Citati i luftës: “Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as një 100 beteja”.

2- Simón Bolivar (1783-1830)

simon-bolivar

Përvoja: Xhorxh Uashingtoni i Amerikës së Jugut, “el libertador”-i luftoi për pavarësinë e Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Perusë, Panamasë dhe Bolivisë, emri i së cilës nuk i është vënë rastësisht. Por Bolivar doli se ishte një gjeneral më i mirë se një politikan: Mosmarrëveshjet e brendshme e detyruar të largohet nga të gjitha rolet e lidershipit në kombet e sapoformuara prej tij shumë pak para vdekjes, në vitin 1830.

Mësimet: Është më e lehtë të pushtosh tokë se sa ta sundosh atë.

Citati i betejës: “Arti i fitores mësohet në disfatë”.

 

3- Aleksandri i Madh (356 p.K-323 p.K)


alexander-the-great

Përvoja: Me siguri gjenerali më i madh i kohërave. Perandoria e Aleksandrit shtrihej nga Greqia e lindjes deri në Nil e në Punjab. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme nëse kini parasysh se vdiq në moshën 32-vjeçare.

Mësimet: Silluni mirë me ushtrinë tuaj, dhe bëhuni shumë, shumë të këqij me këdo tjetër. (Kur ndihmës komandanti i Aleksandrit, Hephaestion vdiq, thuhet se Aleksandri e kryqëzoi doktorin e Haphaestion për neglizhencë.

Citati i betejës: “Nuk do t’i trembesha për një tufe luanësh të drejtuar nga një dele, por gjithmonë do të kisha frikë nga një tufë delesh të drejtuar nga një luan”.

4- Genghis Khan (1162-1227)


genghis-khan

Përvoja: Genghis Khan themeloi perandorinë e Mongolisë, e cila në lulëzimin e saj përfshinte Kinën, pjesë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe një pjesë të Evropës qendrore. Një përkrahës i shkollës së luftës “vrit dhe plaçkit”, Genghis Khan-it i pëlqente të vriste.

Mësimet: Taktikat superiore mund të mposhtin dhe fuqinë superiore të zjarrit. Genghis ishte i famshëm për tërheqjet e rreme dhe për të gjetur mënyra që armiqtë e tij të luftonin në dy fronte.

Citati i luftës: “Lumturia më e madhe është të zhdukësh armiqtë, t’i ndjekësh para teje, t’i grabisësh pasurinë, t’i shohësh të dashurit e tyre në lot, t’i marrësh nga gjoksi gratë dhe bijat”.

5- Jul Çezari (100 p.K-44 p.K)

julius-caesarPërvoja: Një perëndi për romakët (në kuptimin e plotë të fjalës), vetëm një nga luftërat e Çezarit, sipas një historiani romak, rezultoi në 800 qytete të pushtuara, 3 milionë armiq të vdekur dhe 1 milionë skllevër të rinj. Ai erdhi, pa dhe pushtoi. Për fatin e keq të Çezarit, ai më vonë u vra nga Brutus, dhe tha “Et tu, Brute”.

Mësimet: Kujdes nga idetë e Marsit. Gjithashtu, kujdes nga vartësit tradhtarë dhe të etur për pushtet.

Citati i betejës: Ndërsa kalonte lumin Rubicon për të filluar Luftën Civile Romake të vitit 49 para Krishtit, Çezari sajoi shprehjen “Të vdesësh është llogaritje”.

6- Nelson Mandela (1918-2013)

nelson-mandelaPërvoja: Edhe pse fitoi Çmimin Nobel të Paqes dhe përgjithësisht shihet si shembulli i mosbindjes civile paqësore, Mandela ishte kreu i Kongresit Kombëtar Afrikan, “Shtiza e Kombit”, një grup që planifikoi sulmet guerilase dhe sabotoi qeverinë aparteide.

Mësimet: Ky është një rast kur lapsi është më i fuqishëm se shpata. Shkrimet e Mandela-s nga burgu bënë shumë më tepër për t’i dhënë fund aparteidit se sa arriti “Shtiza e Kombit”.

Citati në luftë: Gjatë gjyqit të vitit 1963, Mandela tha: “Unë planifikova sabotimin si rezultat i një vlerësimi të qetë dhe të kthjellët të situatës politike. Pa dhunë nuk do të kishte rrugë të hapur ndaj popullit afrikan, që ai të fitonte në luftën e tij”.

ulysses-s-grant7- Ulysses S. Grant (1822-1885)

Përvoja: Sapo mori kontrollin e ushtrisë “Union” në vitin 1864, e cila s’kishte të sharë për sa i përket armatimeve, por deri në ato momente ishte e keq-drejtuar, Ulysses S. Grant ia hodhi Robert E. Lee dhe më në fund arriti t’i japë fund Luftës Civile. Atëherë ia hap rruga të bëhej një ndër prej presidentëve më të këqij e më të dehur të Amerikës.

Mësimet: Me më shumë trupa, me më shumë burime natyrale, me armë më të mira dhe më shumë para, zakonisht fitohet.

Citati i betejës: “Arti i luftës është mjaft i thjeshtë. Zbuloni se ku ndodhet armiku. Zëreni sa më shpejt të mundni. Goditeni sa më fort të mundni dhe vazhdoni të lëvizni”.

8- Geronimo (1829-1909)

geronimoPërvoja: Me gjithë faktin se emri i tij në gjuhën aborigjene do të thotë “ai që gogësin”, jeta e Geronimo-s ishte një rrugë me pengesa. Ai bëri që ushtria e fundit “Apache” t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara pas një beteje prej më shumë se tre dekadash, derisa ai dhe 38 ndjekësit e fundit u zunë rob në vitin 1886.

Mësimet: Mësimi i tij më i njohur është: “Me më pak trupa, me më pak burime natyrale, me më pak armë, dhe me më pak para, zakonisht humbet”.

Citati i betejës: Perëndia i krijoi të gjitha fiset e njerëzimit dhe me siguri kishte një qëllim të drejtë në mendje duke e krijuar secilën prej tyre unike”.

9- Napoleoni (1769-1821)

napoleonPërvoja: I njohur si person me shtat të shkurtër, Bonaparti u bë i famshëm se vrau në masë protestuesit e rrugëve të Parisit me artilerinë e fuqishme. Ai përparoi dhe u bë perandori i Francës dhe përgjithësisht një admirues i vetes së tij.

Mësimi: Kurrë mos e pushtoni Rusinë gjatë stinës së dimrit. Ky është një mësim që despotët e kanë mësuar dhe rimësuar vazhdimisht.

Citati në luftë: “E pamundur” nuk është një fjalë në frëngjisht. (Teknikisht kjo është e pavërtetë. Fjala franceze për “e pamundur” është “impossible”.)

Next Post

Debatet/ Xhafaj: Këta vijnë me kasetë. Halimi: Je rritur me mësimet e Enver Hoxhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In