• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush ishin 2 elektriçistët që u shuan tragjikisht, Balluku: Do të kujdesemi për familjet e tyre

by A R
17/02/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja tragjike ku humbën jetën 2 punonjës të OSHEE në Gjirokastër solli këtë të mërkurë reagimin e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Duke shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e dy jetëve, Balluku vlerësoi punën e tyre shumë vjeçare pranë OSHEE dhe tha se kjo ndërmarrje do të kujdeset për familjet e tyre.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë, njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të vyer të ekipit tonë të OSHEE, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së djeshme. Ismet Isarai, 64 vjeç dhe Selfo Kallfa, 52 vjeç, me detyrë elektricistë në degën rajonale të OSHEE Gjirokastër, janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës 600 kv të fiderit në radiostacionin e nënstacionit të Gjirokastrës. Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës, janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara polumbare, të cilat bënë të mundur gjetjen e trupave të tyre. Ismeti ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familjeje dhe Selfo 34 vite, pasi e kishte nisur punën në moshën 18-vjeçare, aq vjeç sa është sot Fabiani, i biri i tij. OSHEE do të kujdeset për familjet e 2 punonjësve të rënë në krye të detyrës. Ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike dhe të dhimbshme.”

Më tej Balluku tha gjithashtu se të gjithë punonjësit e OSHEE dhe OST do të marrin shpërblim për punën e tyre gjatë këtyre ditëve kur vendi u përball me kushtet e motit ekstrem.

“Respekt për heroizmin e treguar nga punonjësit e OSHEE dhe OST në çdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti, për të minimizuar dhe riparuar çdo defekt, çdo dëm elektrik dhe për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe drejtuesi i OST të paraqesin pranë Këshillave Mbikëqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për të gjithë punën e palodhur që kanë kryer gjatë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem”.

Ngushëllimit të Ministres Balluku iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkruajti: “Bashkohem me ngushëllimet e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për familjet e për kolegët e dy punonjësve të OSSHE që humbën jetën në krye të detyrës, si edhe u shpreh të gjithë mirënjohjen time e të qeverisë, të gjithë atyre mijëra shërbëtorëve të shtetit e të popullit, që në këto ditë me mot të jashtëzakonshëm punuan pa u kursyer e duke u gdhirë në fronte tejet të vështira, duke riparuar dëmet në energji e hapur rrugët e bllokuara nga stuhitë e dëborës”.

Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj humbën jetën rreth orës 00:30 të së mërkurës, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në ujërat e lumit Drino. Trupat e tyre të pajetë u nxorën gjatë orëve të mëngjesit.

/a.r

Next Post
“100 herë erdhi Berisha s’bëri asgjë”/ Rama dhe Veliaj në dy shtëpi të rindërtuara, qytetari: Na e bone Farkën lule

"100 herë erdhi Berisha s'bëri asgjë"/ Rama dhe Veliaj në dy shtëpi të rindërtuara, qytetari: Na e bone Farkën lule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In