Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 4, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord. I pyetur nga gazetarët se cilët janë sipërmarrësit që investuan në restaurimin e tij, Rama refuzoi të përgjigjej për momentin.
“Lidhur me sipërmarrësit, patjetër ka emra, janë të dokumentuara, por sigurisht për të dhënë emrat sot në publik, sot ne, nuk e bëmë sepse na duhet edhe miratimi i tyre, që do të thotë se ka raste, që ata që dhurojnë nuk e bëjnë për të sponsorizuar emrin e tyre dhe në këto kushte na duhet miratimi, por gjithcka është e dokumentuar.
Nuk përmenda emra për etikë, se dëshirë kisha, por shmanga dëshirën për të respektuar vullnetin. Nuk kemi marrë autorizm për këtë, kur ta marrim do ta themi. Mungesa e transparencës është akuzë dhe patjetër që nuk ka limit në mekanizmat për të bërë sa më shumë transparencë, por i siguroj që përvec situatën dinamike dhe presonin e madh për të siguruar gjërat, si gjithë bota edhe ne kemi bërë maksimumin, nuk kemi pasur tendencë për të fshehur gjërat” tha Rama.
/e.rr











