• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Kush më implikoi mua në kanosje’, zbardhen replikat e Çakos me Shullazin në gjyq

by Java News
12/10/2017 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, tha dje para trupit gjykues se kërcënimin e Mynyr Konit, në prill të vitit 2016, e kishte marrë vesh nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule

Ai tha se pasi u vu në dijeni për kërcënimin, njoftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikollën dhe zhvilloi një takim me të.  Më pas, ai takoi edhe Dhori Kulen, që e njoftoi për kërcënimin. Sipas Çakos, Kule i tha se Koni u kërcënua nga disa persona pranë Universitetit të Tiranës, që i kërkuan të tërhiqej nga gara “për të mirën e tij”. Çako tregoi për takimin me Nikollën dhe më pas, takimin me ministrin e atëhershëm, Saimir Tahiri për të diskutuar çështjen në fjalë.

DËSHMIA E ÇAKOS

Prokurori: Kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimin e zotit Koni?

Haki Çako: Jam vënë në dijeni nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule. Gjithashtu, më ka telefonuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe më kërkoi takim. Jam takuar me të në afërsi të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi kemi biseduar, detajet i kam marrë nga zoti Kule, me të cilin jam takuar më pas. Me Kulen biseduam për kanosjen e Mynyr Konit. Ai më tha se kanosja ishte bërë nga disa persona dhe mes tyre më përmendi Emiljano Shullazin. Në lidhje me këtë problematikë, kam thirrur në takim Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodajn, dhe Drejtorin e Krimeve, Ardian Çipën. Të dy morën informacionet e nevojshme dhe më pas u takuam me ministrin e atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahirin. Pasi kryem të gjitha veprimet e nevojshme, kontaktuam edhe me zotin Koni dhe i kërkuam që të bënte kallëzimin në Polici.

Prokurori: Kush e kishte njoftuar ministren e Arsimit, Koni apo Kule?

Haki Çako: Nga bisedat, mësova se në fillim ka qenë vetë zoti Koni dhe më pas edhe zoti Kule.

Avokati: Ju vetë keni pasur kontakte me zotin Koni?

Haki Çako: Jo, nuk kam patur asnjë kontakt.

Avokati: Kur kishte ndodhur kanosja, ditën kur ju njoftuan apo më përpara?

Haki Çako: Kanosja kishte ndodhur ditë më përpara se të njoftohesha.

Avokati: Deri sa u takuat ju, a kishte patur kallëzim në Polici për këtë çështje?

Haki Çako: Jo, nuk ka patur.

Emiljano Shullazi: Cili nga këta më implikoi mua në kanosje?

Haki Çako: Identifikimin e ka bërë deklarimi në Polici. Nuk u bë ballafaqim

Emiljano Shullazi: Po pra, ajo ndodhi pas…

Haki Çako: Në fillim, më ka thënë Dhori Kule se kanosja erdhi nga Emiljano Shullazi.

Gjyqtari: A ju tha Dhori Kule se përse bëhej kjo kanosje? Cili ishte objekti apo përmbajtja e saj?

Haki Çako: Që të tërhiqej nga kandidimi si rektor i Universitetit të Tiranës. Detaje të tjera mund t’i merrni nga oficerët që morën kallëzimin e zotit Koni. Mua kaq më lejonte detyra.

Gjyqtari: Ku ndodhi kanosja?

Haki Çako: Me sa kujtoj, ka ndodhur pranë Korpusit. Kërcënuesi i tha të tërhiqej nga gara, ndryshe ‘nuk do t’i kishte punët mirë’./panorama

a.ç

Next Post
VIDEO/ Ja si të ndani opinione e propozime në platformën e bashkëqeverisjes

VIDEO/ Ja si të ndani opinione e propozime në platformën e bashkëqeverisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In