Nga Artur Ajazi
Skandali me sms-të e Lulzimit për Enin, ishin përgjigja e qartë e shumë pikëpyetjeve të gjata se, kush dhe si i paguan kaq shumë media dhe gazetarë ish-opozita, si mund të mbajë pas vehtes një armatë të tillë mediatike, kur gjithë ditën madje edhe në kohë krize, del dhe “akuzon dhe denoncon” qeverinë ? Kush, sa, si, dhe nga vijnë gjithë ato para, sa të mbash pas vehtes portale, drejtues emisionesh, gazetarë “objekti” (terreni), apo dhe pronarë televizioznesh dhe rrjetesh sociale, që kanë derdhur miliona për të blerë stacione mediatike?
Dhe në fakt përgjigjet vijnë çdo ditë dhe çdo darkë, jo përmes “lapsusesve”, por përmes sms-ve live të dekonspiruara, të drejtuesve (meshkuj) dhe drejtueseve (femra) të emisioneve “të pavarura” që mundohen maksimalisht të pengojnë në rastin më të parë kryeministrin Rama, të shpjegojë situatën, të japë dhe rijapë këshillat dhe sihariqet për shqiptarët dhe jo agallarët. Mundohen të vënë stërkëmbësa gjatë “pyetjeve” dhe ndërprerjeve të fjalës së kryeministrit, duke e quajtur më të “rëndësishme” sms-në e Lulzimit.
Një media të tillë, ka kultivuar prej vitesh Doktori, por që edhe në 2020 ,ta adoptonte për “hir të interesit popullor” edhe ndonjë gazetare shëtitëse, kjo në fakt nuk vlen as të diskutohet më. Eshtë realitet i padiskutueshëm, se afro 90 per qind e mediave sot, i bëjnë “fresk” Lulzimit, Doktorit, Ilirit, dhe janë “gjithmonë gati” kur ata thirren për konferenca bajate shtypi edhe të sekretarëve të SHQUP-it. Por më habitorja, është se, nga dhe si ka mundësi të mbash pas vehtes (jo falas) gjithë atë armatë me gazetare dhe gazetarë shëtitës, kaq pambarimisht paska mundësi financiare SHQUP-i dhe shqupistët ? Tashmë shqiptarët e kanë ndarë mëndjen dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre, edhe pse dëgjojnë dhe shohin çdo natë, se si gazetarët dhe gazetaret shëtitës, hapin emisionet me logo të ndjeshme, dhe pastaj e kthejnë atë në frëngji të Lulzimit.
Të marrësh sms dhe “porosi” nga Lulzimi, para në mes, dhe pas emisionit, nuk ka asgjë të keqe, se helbete njeri dhe familjar je edhe ti. Por të pengosh me këmbëngulje kryeministrin e vendit, ta kthesh emisionin në zhurmues për tu “viktimizuar”, dhe të thuash se “po më fyeni dhe kërcënoni zoti Rama”, kjo pastaj është fare banale. Thjesht tregon se nevojat profesionale, janë shkelur me këmbë para interesit personal, tregon se je kthyer në “shitës i rëndomtë me mall porositësi”. Dhe pavarsisht kësaj, nuk arrij të kuptoj se si mundet të mbash lidhur pas vehtes, një dyzinë mediatike, edhe kur nuk je në pushtet, edhe kur qahesh se “nuk kemi para”, ndaj diku “fle lepuri”, qofsha unë i gabuar.
Në situata të tilla tepër të ndjeshme për opinionin publik, kur sapo kemi kaluar një dramë siç ishte tërmeti, dhe na vjen në derë coronavirusi, të bësh suflerin dhe “ushtarin” e Lulzimit, dhe të sillesh si “viktimë” e kryeministrit Rama, do të thotë se ke dështuar ti dhe (e)misioni yt. Siç fitoi betejën me tërmetin e tmerrshëm, Rama natyrisht do ta fitojë edhe luftën me coronën, sepse është betuar të bëjë shtetin ligjor, dhe jo të luajë cingllash me mercenarë pazaresh, që ndoshta nuk i lidh asgjë me median.
Hallall qumeshti i nenes zoti Ajazi
Bravo zoti Ajazi