• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush humbet të gjitha pikët e patentës, nis autoshkollën nga fillimi. Ja kur fillon procedura

by A R
28/04/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshojnë rregullat për patentën. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndryshuar një sërë rregullash për lejet e drejtimit për drejtuesit e mjeteve. Rregullat e reja do të nisin zbatimin pas botimit në Fletoren Zyrtare por jo më vonë se 1 qershori.

Rregullat e reja përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit, ose që u hiqet leja e drejtimit për shkelje të rënda e të përsëritura do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë, e pastaj do të paraqiten për testim teorie dhe praktike pranë DPSHTRR-së.

Po ashtu, tashmë kalohet direkt nga kategoria B në kategorinë D1 (mbi 21 vjeç) për leje drejtimi për mjete deri 15+1 vende si dhe të drejtë dëshmie taksisti, dhe në kategorinë D (mbi 24 vjeç) pa kaluar më detyrimisht kategoritë C1, C. Gjithashtu në vijim kalohet nga kategoritë C te D e anasjelltas në çdo rast.

Njëkohësisht njihet e drejta për ndihmë të specializuar, nga DPSHTRR ose ekspertë të zyrtarizuar, me zë/lexim ose gjuhë shenjash, për aplikantët për leje drejtimi me aftësi të kufizuara leximi ose dëgjimi që hyjnë në testime teorie e praktike!

Nëse ke kategorinë B dhe je mbi 24 vjeç, kalohet direkt për kategorinë e lejes së drejtimit A (motomjet), pa kaluar më nga kategoritë A1, A2.

Shtohet testi i praktikës për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 cc, jo mbi 45 km/h) si kërkesë e direktivave EU dhe e marrëveshjeve të njohjeve dhe konvertimit, raporton ATA.

Institucionalizohet përcaktimi i një kostoje dysheme për kurset në autoshkolla që do të zyrtarizohet çdo fundviti si referencë e detyrueshme, pas një koordinimi zyrtar mes DPSHTRR, DPT dhe përfaqësuesve të autoshkollave.

Njëkohësisht DPSHTRR do të kryejë unifikimin dhe miratimin e materialeve didaktike, manualeve të përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtual, si dhe disiplinimin e lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së drejtuesit teknik të autoshkollës, uljen e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së autoshkollimit.

Next Post
Ish-drejtori i burgut të Reçit mbetet në ‘arrest shtëpie’, çfarë ndodhi sot në gjyq

Ish-drejtori i burgut të Reçit mbetet në 'arrest shtëpie', çfarë ndodhi sot në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In