Kush gënjeu sot? Berisha apo Rama?
Sot në Kuvend, Sali Berisha lexoi një njoftim të Europolit, për të ilustruar se Shqipëria ishte lënë jashtë operacionit sekret të hetimit dhe të arrestimit të grupit të shpërndarjes së drogës në trekëndëshin Sarandë-Athinë-Bruksel. Ai lexoi vetëm Greqinë, Belgjikën dhe Europolin si pjesëmarrës në operacion.
Ndërsa Edi Rama lexoi po të njëjtin njoftim, por ku përmendej edhe Shqipëria si pjesëmarrëse.
Dhe kush gënjeu sot?
Në faqen zyrtare të Europolit shkruhet: “Operacioni u drejtua nga Greqia, e mbështetur nga Shqipëria, Belgjika dhe Europoli”
Njoftimi i plotë i Europolit: https://www.europol.europa.eu/content/17-detained-operation-against-albanian-greek-drug-traffickers
a.k
Me shume ne parlament genjeu berisha